Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

899 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pas Hakimit, e ka radhen te rikthehet ne Milano nje super talent: “Marotta i tha jo nje blerje 25 milione euro per te.”

Pas Hakimit, e ka radhen te rikthehet ne Milano nje super talent: “Marotta i tha jo nje blerje 25 milione euro per te.”
Inter Club Staff

Interi me sa duket ka vendosur te riktheje ne shtepi nje nga super talentet e saj: behet fjale per Ionut Radu, i cili do te jete zevendes-Handanovic ne sezonin e ri.

Sipas asaj qe tregon Gianluca Di Marzio, do te jete pikerisht portieri shume i talentuar rumun ne pronesi te Interit dhe qe eshte ne huazim aktualisht te Parma ai qe do te jete numri dy i portes zikalter sezonin e ri.

Radu eshte keshtu ‘blerja’ e dyte e Interit pas Hakimit per sezonin e ri dhe tashme mungon vetem zyrtarizimi.

Mendohet se me Radu do te kete nje marreveshje qe ai te luaje ne disa ndeshje gjate sezonit ne disa ndeshje te Serie A dhe Kupen e Italise. Por cfare ndodhi dhe pse pikerisht Radu?

“Ne fillim u mendua se do te vinte Juan Musso, portieri argjentinas i Udineses por keta te fundit kane kerkuar plot 25 milione euro per kartonin e tij.”

“Shume per Marotten dhe drejtuesit zikalter per nje portier te dyte. Prandaj eshte zgjedhur Radu: ai eshte rritur tek te rinjte e Interit, eshte i rendesishem per listen Champions por eshte edhe nje super talent dhe i ka treguar cilesite e tij tek Genoa.”

“Interi ka zgjedhur keshtu se kush do te ndjeke gjurmet e Handanovic dhe me sa duket, nuk do te jete Musso.”

“Ai kushtonte shume dhe Interi ka menduar se zgjidhjen e ka pikerisht ne shtepi per porten: Iount Radu behet gati per te qene numri 2 i Interit kete sezon. Eshte ai goditja e dyte pas Hakimit, edhe pse jo me bujen qe beri ish-lojtari i Real Madrid.”, zbulon Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.