Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

932 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pasardhesi i Milito, endrra ngelet Dzeko. Alternativa? Varet nga Juve…

Pasardhesi i Milito, endrra ngelet Dzeko. Alternativa? Varet nga Juve…
Xhorxh Gellci

Goditja e madhe e merkatos te veres zikalter do te perqendrohet me shume mundesi ne sulm. Duhet patjeter te gjendet zevendesuesi i Milito dhe endrra ngelet Edin Dzeko.

Shoqeria zikalter po monitoron situaten e boshnjakut qe i skadon kontrata ne 2015. Sipas Corriere dello Sport, sot per sot, rinovimi me Manchester City eshte gjithcka tjeter pervec se i sigurt. Kjo edhe sepse tekniku aktual Pellegrini preferon Aguero dhe Negredo para tij, dhe keto kohe po luan me vazhdimesi vetem sepse dyshja tjeter e sulmit ka patur probleme fizike. Natyrisht, lojtari ka filluar te shohe perreth, dhe ne Angli eshte krijuar bindja se me nje oferte prej 15 milion paund Dzeko mund te vishet zikalter, duke patur parasysh qe per nje vit lirohet me parameter zero. Sigurisht, konkurrenca e Arsenal te Wenger eshte shume e frikshme dhe Interi per momentin nuk ka te ardhura per te hapur nje gare me Arsenalin, por Ausilio po e ndjek me vemendje situaten.

Pikerisht per kete motivin e fundit, zikalterit po kerkojne alternativa dhe nje nga keto eshte Osvaldo. Deri tani duket sikur Juventus do e bleje plotesisht kartonin e tij ne fund te sezonit, por nese per ndonje arsye nuk do e coje ne fund operacionin, Inter do te filloje nje tratative me Southampton. Mazzarri e pelqen shume dhe e deshironte si tek Napoli, ashtu edhe tek Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.