Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 25, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pasardhesi i Skriniar? Gati nje goditje e “dyfishte”. Barzaghi zbulon: “Do kushtoje rreth 15 milione euro”.

Pasardhesi i Skriniar? Gati nje goditje e “dyfishte”. Barzaghi zbulon: “Do kushtoje rreth 15 milione euro”.
Inter Club Staff

Direkt nga kanali i tij ne YouTube, gazetari i Mediaset Marco Barzaghi ka treguar levizjet e mundshme te Interit ne mbrojtje.

Aty zikalterit do te humbasin Milan Skriniar, i cili ka firmosur tashme me Paris Saint-Germain dhe eshte i destinuar te transferohet atje.

Nderkohe, Barzaghi eshte shprehur keshtu: “Ne kete moment, emrat per Interin jane disa dhe nuk eshte perzgjedhur ende rruga 100% e sakte”.

“Por ne kete moment, nje emer teper i rendesishem eshte ai i Solet, nga skuadra e Salzburg ne kampionatin austriak”.

“Ai ka nje vleresim rreth 15 milione euro dhe Inter e ka ndjekur disa here dhe sidomos ne Champions League kete sezon”.

“Zikalterit kane nje raport preferencial me klubin austriak. Ai, bashke me Chalobah, mund te luaje edhe si nje mesfushor”.

“Ai mund te jete pasardhesi i Skriniar, edhe pse Pavard per shembull ishte nje hap larg Interit gjate muajve te veres”.

“Por kujdes, sepse ne oret e fundit eshte rritur shume edhe pista Demiral. Gjithsesi, tek Inter mund te vije secili nga keta lojtare, plus nje lojtar me parameter zero”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.