Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pato dhe Inter: ja si eshte situata

Pato dhe Inter: ja si eshte situata
Xhorxh Gellci

Lajmi i merkatos me i cuditshem i fundjaves ka qene ai se Pato eshte shume prane Interit (sipas Mediaset dhe Telelombardia).

Por Gazzetta dello Sport mundohet te shpjegoje gjithcka: ne realitet, tratativa nuk eshte kaq e avancuar, edhe pse mund te kthehet ne nje mundesi per zikalterit ne te ardhmen. Ne thelb, zera te ardhur nga Brazili flasin per nje Pato qe ka shume deshire te kthehet ne Itali, dhe jo rastesisht javen e shkuar ka dale dhe emri i Juventus. Por ku del Inter? Pikerisht ne mbasditen e djeshme, milanisti i njohur Cristiano Ruiu, ka folur per nje zbulim te tijin se ish-milanisti ka marre shtepi ne Como, nje zone e njohur ku jeton dhe Kapiten Zanetti. Klubi zikalter nuk ka kerkuar direkt informacion, por lojtari i eshte propozuar nga te tjere. Pikerisht per kete mund te qendroje e gjalle ideja, edhe pse nuk ka konfirmime direkte. Por tani per tani, Corinthians kerkon nje shume parash per ta lene te lire brazilianin, dhe Interi nuk i ka.

Ndersa Mediaset vazhdon me konceptin e saj. Sipas tyre, ka mundesi shume te mira qe operacioni te behet me formulen e huazimit me te drejte blerjeje. Paga eshte prej 3,5 milion euro dhe braziliani eshte ne pronesi te Corinthians, edhe pse eshte ne huzim tek San Paolo, qe pas blerjes te Kaka mund edhe te mos i nevojitet me Pato. Ka patur edhe probleme me tifozet, dhe kjo mund ta nxitoje tratativen, sipas SportMediaset.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags