Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Paulinho boom: Dua Interin edhe pa kupa, kerkoj motivacione dhe…”

Paulinho boom: Dua Interin edhe pa kupa, kerkoj motivacione dhe…”
Xhorxh Gellci

“E kam thene dhe e perserit: tek Interi do te shkoja me shume deshire. Eshte nje klub i njohur ne gjithe boten. Ka luajtur Ronaldo, fenomeni. Kane luajtur Julio, Lucio, Maicon. Kush nuk do donte ta vishte ate fanelle? Fjale te Paulinhos, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport me rastin e miqesores ne Maracana mes Brazilit dhe Anglise. Nje ndeshje e perfunduar 2-2, ku mesfushori ka shenuar nje gol fantastik.

Interi vjen nga nje kampionat zhgenjyes dhe nuk do te marre pjese ne kupat europiane.

“Nuk eshte problem. Champions League eshte e bukur, si Libertadores. Por Interi edhe pa kupa do te jete mire, sepse do kete nevoje te ringrihet. Po flasim per nje klub qe pak vite me pare ka fituar gjithcka. Por…”

Por?

“Ne qofte se me do, Interi duhet te beje oferten eduhur. Nuk jam nje djale i vogel. Ne Brazil jam mire, luaj ne Corinthians, nje shoqeri e forte, nje shoqeri qe duhet. Dhe ne Selecao jam nje nga titullaret. Goli qe kam shenuar ne Maracana, ne diten e inaugurimit, do te me beje te hyj ne histori, per te lene gjithe kete duhet te kem motivimet e duhura.”

Kujt ja dedikon kete gol historik?

“Bashkeshortes time Barbara. Shoqja ime e jetes. Ne qofte se jam bere dikushi ne futboll ja detyroj mbeshtetjes te familjes time.”

Pervec Interit ka klube te tjera te interesuara per ty?

“Mendoj qe po, por e perserit: kush me do duhet te shkoje te flase me Corinthians. Une do te largohem nga Brazili nese te gjithe do jene te kenaqur.”

Italia do te jete nje nga rivalet ne Kupen e Konfederatave…

“Eshte nje kombetare e forte e afte te krijoje ne cdo moment dicka te rendesishme. Futbolli italian eshte gjithmone shume kompetitiv.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.