Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,206 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Paulinho, nuk ka para-kontrate. E verteta…

Paulinho, nuk ka para-kontrate. E verteta…
Xhorxh Gellci

Nuk ka asnje reagim mbi ate qe tha drejtori gjeneral i Shakhtar Donetsk, ne lidhje me ekzistencen e nje parakontrate mes lojtarit te Corinthians dhe Interit, cka e kishte bere Shakhtarin te hiqte dore nga ndjekja e lojtarit. Mes dy paleve ka nje marreveshje verbale afatgjate, por qe Interi nuk po arrin ta veje ne zbatim per shkak te mungeses se mjeteve financiare per te kenaqur skuadren e Corinthians. Pikerisht ne kete aspekt, duhet te shikoje gjithmone mbrapa shpine per sulmet e Tottenham.

Sipas Gianluca Di Marzio, fjalet e Sergey Palkin jane te lidhura me faktin qe “vete Paulinho ka refuzuar destinacionin Ukraine ashtu si edhe propozimet nga Rusia. Ceshtje preferencash, sepse mesfushori brazilian synon destinacione te tjera. Raportet mes agjenteve te Paulinhos dhe shoqerise zikalter jane te shkelqyera. Megjithese nuk ka para-kontrate, marreveshja mes Inter dhe Paulinho do te gjendej pa problem. Gjithsesi, problemi qendron tek shuma e parave qe duhet te derdhet ne arkat e Corinthians dhe pikerisht per kete fakt, Interi nuk po ben asnje hap konkret ne frontin Paulinho.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.