Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla: “Bakkali, me Interin kontakti i pare i shkelqyer”

Pedulla: “Bakkali, me Interin kontakti i pare i shkelqyer”
Bujar Berishaj

Nga webste i tij, eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla jep me te rejat rreth situates se Zakaria Bakkali, sulmuesi i PSV qe eshte i monitoruar nga Inter:

“Nje talent i paster, Zakaria Bakkali, i ditelindjes ’96, lojtar i PSV, me nje detaj qe ben dallimin: eshte ne skadence kontrate dhe per te ka nje lufte prej muajsh. Mos u mashtroni nga fiziku i pakte apo nga gjatesia e vogel (165 cm): marokeni i natyralizuar ne belg ka nje klas natyral, shpejtesi te pabesushme dhe mund te luaj ne shume role ne 30 metrat e fundit, si sulmues anesor mbase dallohet me shume.”

“Mbi te gjitha jane klubet e medha te Premier League qe kane levizur: ne ditet e fundit, Chelsea ka sforcuar, pas sondazheve te fundit te Manchester Unitedh dhe Liverpool, pa harruar Arsenalin, ne Spanje eshte shume i ndjeshme Barcelona.”

“Ne kete liste eshte edhe Inter qe ka monitoruar lojtarin kohe me pare dhe kontakti i pare ka qene i shkelqyeshem. Nje rruge e mundshme? Po, per aq kohe sa lojtari eshte ne skadence. Nderkohe, ne janar disa nga klubet e permendura me larte mund te paraqesin ndonje oferte te madhe tek PSV. Dhe holandezet, pasi lojtari ka refuzuar rinovimin disa here, nuk mund ta humbasin ate me parametra zero.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.