Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla: “Barcelona ka gjetur nje autostrade per Vidal sepse Interi eshte perqendruar totalisht tek…”

Pedulla: “Barcelona ka gjetur nje autostrade per Vidal sepse Interi eshte perqendruar totalisht tek…”
Inter Club Staff

Eshte e cuditshme se si mund te ndryshojne gjerat ne kete merkato verore. 

I ndodhi Romes pak dite me pare ku Malcom do te nisej per Rome, tifozet dolen ne aeroport per ta pritur por ai perfundoi tek Barcelona.

Nderkohe edhe Vidal qe u duk i Interit sot dhe gazetat e jepnin si lojtar zikalter me 99%, duket se do te perfundoje tek Barcelona gjithashtu edhe pse kesaj radhe, siguria nuk ishte si ajo e Malcom.

Nga te rejat e fundit, tashme Vidal shihet larg Interit dhe shume afer Barcelones.

Per kete gje ka folur pak sekonda me pare eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla i cili ka shkruar:

“Arturo Vidal eshte nje hap larg Barcelones.”

“Klubi katalanas ka gjetur perpara nje autostrade te tere per Vidal sepse Interi qe dje ne darke eshte perqendruar totalisht vetem tek Modric dhe tashme Vidal eshte shuem afer per te veshur fanellen blaugrana.”

“Agjenti i Vidal eshte ne Barcelone per te mbyllur marreveshjen me Barcelonen. Sot ne mengjes Interi nuk ka kthyer ndonje pergjigje pavarisht hapjes se Bayern. Interi deshiron te ndjeke endrren Modric, ai eshte prioriteti ne kete moment.”

Nderkohe zerat per Vidal-Barcelona ne kete moment jane perhapur pothuajse ne cdo media sportive. Kilieni duket me te vertete shume afer Barcelones dhe shume larg Interit, ndryshe nga sa ishte ne mengjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.