Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,950 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla: “Dybala, Juventusit i mungojnë 5 milionë. Interi është, por më parë duhet leja e Thohir”

Rinor Sopaj

Vazhdon “telenovela” Dybala, me Juventusin gjithmonë përpara konkurrencës, në të cilën bën pjesë edhe Interi. Këto janë lajmet e fundit nga Pedulla: “Juve e pëlqen shumë Paulo Dybalan. I ka ofruar Palermos një shifër prej 25 milionësh plus pesë të tjerë bonuse. Shumë shpenzime duke e parë kontratën në skadencë të lojtarit. Por Zamparini dhe agjenti Triulzi ka një marrëveshje të plotë, edhe për progresin, do të gjendet një marrëveshje me të cilën të gjithë do të mbeten të kënaqur. Me siguri në Itali: Paulo mendon se nëse qëndron në Seria A edhe dy-tre sezone atëherë do të mund të tregonte edhe më shumë vlerat e tij. Cfarë i mungon Juventusit që ta bind përfundimisht Palermo? Edhe pesë milionë të tjerë. me 30 milion plus pesë të tjera si bonus mund të arrihet marrëveshja, ndoshta duke i futur në marrëveshje edhe kartonët e Goldaniga dhe Fiorillo: mbrojtësi tashmë është në bashkëpronësi në mes të dy klubeve, ndërsa portieri në mes të Juventusit dhe Sampdorias. Por përderisa nuk do të arrihet një marrëveshje e plotë, ndonjë surprizë nuk përjashtohet. Një rrugë e dërgon tek Interi, i cili ka probleme me fair-play financiar: do të duhej leja e Thohir, për një profil i cili i pëlqen shumë klubit zikaltër, ashtu sic kanë deklaruar edhe Mancini së bashku me Ausilion”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.