Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

322 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla – Inter, ndryshon gjithcka per rinovimin e Esposito? Ja pse!

Pedulla – Inter, ndryshon gjithcka per rinovimin e Esposito? Ja pse!
Inter Club Staff

Nuk jemi ende afer nje marreveshje ndermjet perfaqesuesve te Sebastiano Esposito dhe drejtuesve te Interit.

Normalisht qe behet fjale per ceshtjen e rinovimit te kontrates se sulmuesit te talentuar me klubin zikalter.

Por sipas lajmeve te fundit, ka te reja te rendesishme ne kete front dhe qe mund te ndryshojne rrjedhen e ngjarjeve totalisht.

Per kete ka folur Alfredo Pedulla, ekspert i njohur i merkatos italiane ne SportItalia i cili ka zbuluar se mund te kete nje ndryshim ne menaxhimin e lojtarit.

Sipas tij, ka pasur kontate te rendesishme ndermjet familjes se lojtarit dhe Federico Pastorello, agjent i shume lojtareve te Interit.

Por mbi te gjitha, ky agjent eshte shume afer Antonio Contes. Esposito keshtu mund ti siguroje prokuren e tij agjentit te njohur italian.

Kjo levizje do te favorizoje ne menyre te ndjeshme marreveshjen me klubin zikalter dhe tifozet zikalter do te jene shume te lumtur per kete fakt duke pare se rinovimi i Esposito po vonon jo pak.

Interi deshiron te rinovoje kontraten e lojtarit perpara se ta dergoje ate ne huazim per te fituar eksperience diku tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.