Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla: “Lukaku-Inter, ja shifrat perfundimtare. Marotta, nje kryeveper. Zbulohet edhe nje klauzole.”

Pedulla: “Lukaku-Inter, ja shifrat perfundimtare. Marotta, nje kryeveper. Zbulohet edhe nje klauzole.”
Inter Club Staff

Me sa duket kemi ardhur ne fund te telenoveles Romelu Lukaku-Inter.

Ka qene nje merkato e gjate mbase edhe per shkak te kesaj tratative qe dukej se nuk do te mbaronte kurre me Lukaku qe here ishte afer Interit, here afer Juventusit dhe shume here larg te dyjave.

Por ne fund ka fituar Interi dhe fale eksperiences se Marottes, zikalterit kane arritur ta sigurojne Lukaku me pak se sa milionat e shumte te kerkuar nga Manchester United.

Sipas lajmeve te fundit Marotta ka arritur qe ta siguroje Lukaku per shume me pak se sa 83 milionet e kerkuara nga skaudra angleze.

Nje nder ata qe kane komentuar blerjen me te re te Interit ne keto caste eshte Alfredo Pedulla, eksperti i merkatos italiane dhe nderkombetare i cilo zbulon shifrat perfundimtare te transferimit por edhe nje klauzole te vecante ne kontraten e Lukaku pro-Manchester United.

Pedulla shkruan: “Ja shifrat perfundimtare te Romelu Lukaku tek Interi. Me sa duket, ai eshte paguar vetem 65 milione euro nga Marotta. 10 milione te tjera jane bonuse jo shume te thjeshta (tipi fitimi i Serie A, Champions League, etj). Por surpriza eshte klauzola e vecante ku Interi do i jape Manchester United 5% te rishitjes se lojtarit ne te ardhmen.”

“Por tashme lajmi i mire eshte se me ne fund eshte arritur marreveshja me Manchester United. Conte mezi po pret dhe Lukaku gjithashtu. Per ceshtje oresh, Romelu Lukaku pritet ne Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.