Pedulla: “Marotta ka nje “enderr te pamundur” per krahun e majte por ai nuk deshiron te dorezohet akoma!”
Sipas te rejave te fundit qe ka dhene Alfredo Pedulla, ekspert i njohur i merkatos ne kanalin televiziv Sport Italia, Interi eshte shume aktive ne merkato.
Zikalterit po mendojne menyra per te perforcuar skuadren ne dispozicion te Contes per sezonin e ri.
I pari ne liste natyrisht qe eshte Sandro Tonali, mesfushori i lindur ne vitin 2000 dhe qe luan me Brescian.
Por jo vetem kaq, Interi po mundohet me te gjitha forcat per te siguruar nje lojtar po aq te forte sa Hakimi per krahun e majte.
Sipas Pedulla, emri me i nxehte ne keto dite ka qene ai i Emerson Palmieri, lojtar qe pritet te largohet nga Chelsea.
Por sipas tij gjithmone, ne qender te deshirave te Beppe Marottes eshte nje “enderr e pamundur” per shkak se eshte teper e veshtire te arrihet tek ai.
Behet fjale per David Alaba, lojtarin e Bayern Munich per te cilin ne Gjermani kane filluar te flasin jo pak per destinacionin Milano.
“Marotta nese do te zgjidhte, do te merte gjithmone austriakun perpara te gjithe emrave te tjere: eshte nje fitues, ka shume eksperience, ka moshen e duhur dhe eshte nje nga lojtaret me polivalent ne futbollin europian.”
“Ai eshte endrra e pamundur e Marottes, por edhe pse e tille, ai nuk deshiron te dorezohet akoma.”