Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla, sa i ashper me Conten: “Ai e shikon goten gjysme plot? Nuk ka gote fare. Te mos beje shaka se 200 milione euro jane…”

Pedulla, sa i ashper me Conten: “Ai e shikon goten gjysme plot? Nuk ka gote fare. Te mos beje shaka se 200 milione euro jane…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e SportItalia, eksperti i njohur i merkatos, Alfredo Pedulla eshte shprehur me tone mjaft te ashpra per Antonio Conten.

Ai e ka pasur me se shumti me deklaratat e tij te para ndeshjes me Bolognan ku tekniku tha se gota tek Interi eshte gjysme plot dhe jo e kunderta.

“Une kisha krijuar nje ide mbi konceptin e gotes gjysmeplot apo gjysmebosh, por ne kete moment gota nuk ekziston fare.”

“Te mos bejme shaka. Po flasim per 200 milione euro te shpenzuara ne merkato. Ka qene nje merkato e drejtuar nga tranjeri kjo qe kemi lene pas.”

“Ne fillim po, por me ate merkato te pakten ti duhet te kapesh cerekfinalet e Champions League dhe jo te humbasesh ashtu me Bolognan.”

“Finalen e Kupes se Italise nuk duhet ta diskutosh, duhet ta luash kete finale me Juventusin, sepse nga fuqia ekonomike, askush nuk eshte poshte teje si Inter.”

“Kur degjoj qe flitet per 200 milione euro, i bej komplimentat klubit te Interit dhe me futen te dridhurat.”

“Por tek Conte nuk ndihet kimia, eshte shume siperfaqesor: le te themi te drejten, jane shpenzuar 200 milione euro per lojtare qe i ka dashur ai, vetem ai, eshte totalisht i pambrojtshem ne kete situate.”

“Ka pasur te gjithe lojtaret qe ka dashur pervec Vidal dhe tani e kuptojme ne muajin korrik se Interit i mungon personaliteti. Vertete?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.