
Pedulla zbulon: “Inter, cfare emrash per krahun e majte: ja objektivi kryesor i Marottes.”
Nderkohe qe ne krahun e djathte po vjen Hakimi nga Real Madrid, Interi po mendon edhe per krahun e majte.
Per kete ka folur sot Alfredo Pedulla, gazetar shume i njohur italian dhe ekspert i merkatos se Serie A.
Sipas tij, Beppe Marotta pelqen kater lojtare per krahun e majte te Interit qe duhet te jete tashme ne lartesine e krahut te djathte.
Tek Interi ne te majten ne kete moment ndodhet Biraghi dhe Young, por italiani pritet te largohet ndersa Young do te jete nje mbeshtetje per titullarin e ri.
Por kush jane lojtaret qe pelqehen nga Interi ne kete krah? Alfredo Pedulla zbulon emrat me te nxehte.
“Zikalterve i ka pelqyer gjithmone Mendy i Manchester City, por mund te rikthehet edhe tek ideja Fares, lojtari i SPAL qe Interi e kishte blere per 12 milione ne janar perpara se ai te demtohej aq rende duke bllokuar edhe marreveshjen.”
“Nje profol i nxehte tjeter eshte Emerson Palmieri, lojtari i Chelseas. Nuk eshte dicka e re qe Interi e kerkon ate.”
“Por oret e fundit duket se ne mendjen e Marottes ka fituar shume pike duke u bere favorit lojtari i Bayern Munich, David Alaba.”
“Lojtari eshte ne skadence kontrate me Bayern Munich dhe Interi eshte shume e interesuar per te. Imagjinoni, Alaba ne te majte dhe Hakimi ne te djathte: e frikshme, apo jo?”