Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla zbulon: “Marotta po tenton gjithcka te shese nje lojtar, por ai po refuzon vazhdimisht sepse…”

Pedulla zbulon: “Marotta po tenton gjithcka te shese nje lojtar, por ai po refuzon vazhdimisht sepse…”
Inter Club Staff

Jane ore shume te nxehta sidomos per merkaton ne dalje tek Interi qe duhet te zhbllokohet sa me pare.

Kjo sepse eshte dicka e qarte tashme se perpara se te blihet duhet shitur: kjo eshte situata ne te gjithe Europen e jo vetem ne Milano.

Nder emrat e pare per tu larguar, eshte Diego Godin, lojtar qe pritet te transferohet tek Cagliari.

Palet po negociojne prej ditesh dhe po tentohet qe te zgjidhen edhe detajet e fundit per kete transferim.

Eshte nje marreveshje aq shume e avancuar sa sipas Alfredo Pedulla, mbrojtesi uruguajan i ka refuzuar te gjitha alternativat e tjera.

Ai deshiron me cdo kusht sardenjen dhe pritet qe gjithcka te realizohet ne oret ne vazhdim.

Por gjithmone sipas Pedulla, tek Interi eshte nje lojtar qe po vazhdon te refuzoje ofertat per tu larguar nga Interi.

Behet fjale per Andrea Ranocchia, qe vazhdon te kerkohet me ngulm nga skuadra e Genoas.

Mbrojtesi, pasi ne fillim ka degjuar oferten e tyre, duket se e ka frenuar kete piste. Motivi i frenimit?

Ai deshiron te kuptoje nese do te kete hapsira per te tek Interi i Contes ne 2020-2021. Sipas tij, ai do te donte ta mbyllte me nje trofe aventuren e tij tek Interi dhe mendon se ky mund te jete viti i duhur.

Gjithesesi, sipas Pedulla, hapsira per Ranocchian te ky Inter nuk ka dhe zikalterit po shtyjne per ta shitur lojtarin me Marotten qe po tenton gjithcka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.