Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,103 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pelillo: “Kam lajme per sa i perket Icardit. Ja cfare me kane thene disa burime afer lojtarit dhe Interit.”

Pelillo: “Kam lajme per sa i perket Icardit. Ja cfare me kane thene disa burime afer lojtarit dhe Interit.”
Inter Club Staff

Merkato mbyllet ne daten 2 shtator dhe eshte ende per ty zgjidhur situata rreth Mauro Icardit. 

Per Interin ai tashme eshte totalisht jashte projektit te klubit zikalter qe preferon ta shese tek Napoli apo Roma se sa tek Juventusi.

Per te ardhmen e Mauro Icardit ka folur edhe gazetari i njohur shume afer Napolit, Marcello Pelillo ne mikrofonat e Radio Marte:

“Kam nje lajm te oreve te fundit nga merkato qe me ka ardhur nga burime shume afer Interit dhe Mauro ICardit: me sa duket lojtari vete e ka hapur seriozisht rrugen per nje transferim te mundshem tek Napoli. ”

“Interesi i Interit ne kete mes eshte pikerisht ta shese tek Napoli dhe jo tek Juventusi dhe kjo gje e favorizon kete marreveshje.”

“Napoli e ka bere punen e saj ditet e kaluara. Aurelio De Laurentiis dhe Beppe Marotta jane degjuar prej kohesh.”

“Icardi nderkohe i ka larguar edhe dyshime: pertej Juventusit, tashme Mauro pranon te largohet edhe tek Napoli.”

“Topi i kalon Napolit tani. Perfaqesuesi i lojtarit ka pasur kontaktet e para me lojtarin dhe tashme me te vertete qe marreveshja duket me te vertete e mundshme.”

“Mundesite qe te shohim Mauro Icardin me bluzen e Napolit ne stadiumin ku ka luajtur edhe Maradona tashme jane shume te larta dhe ky eshte nje lajm shume i mire per tifozet e Napolit dhe shume i keq per tifozet e Juventusit”, e mbyll fjalen e tij gazetari napoletan.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.