Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pellegrini: “Thohir? Inter-i nuk eshte nje biznes! Moratti mund te qendroje, une…”

Pellegrini: “Thohir? Inter-i nuk eshte nje biznes! Moratti mund te qendroje, une…”
Ardis
  • On 02/08/2013, 13:58

Te shtunen e kaluar ne Portofini ne vilen e Ernesto Pellegrinit, ish presidentit te Interit perpara Morattit, ishin mysafire pikerisht Massimo dhe gruaja e tij Milly. Thuhet qe nuk eshte folur shume per futboll, por eshte e pashmangshme qe te mos mendosh se disa fjale mbi ceshtjen e Thohir jane thene. Ja edhe apeli qe leshon ish numri nje zikalter tek Gazzetta dello Sport: “Nuk ka asgje personale ne drejtim te Thohir, qe nuk e njoh dhe ka nje pozite te lakmueshme financiare, por kjo situate me shkakton shume dhimbje sepse me vjen keq qe te shikoj skuadren time te zemres te perfundoje ne duart e nje te huaji”.

Keni folur me Morattin?
“Une nuk i kerkova atij asgje dhe ai nuk me tha mua asgje. Kjo eshte nje ide e imja”.

Por nuk ka pasur diferenca midis jush dhe Morattit?
“Kur une fillova tratativat per shitjen e Interit, ka pasur persona qe kerkonin te fitonin simpatine e Morattit. Me kalimin e kohes Moratti e kuptoi. Gjithmone e kam ditur qe do te isha korrekt me te dhe se do i lija nje shoqeri te shendoshe nga te gjitha pikepamjet. Jemi miq, te gjithe keto vite ai eshte mirepritur ne shtepine time dhe po ju tregoj dicka qe me behet qejfi kur ai me thote: «Ernesto, je nje zoteri i vertete»”.

Si ju eshte dukur Moratti te shtunen ne darke?
“Ai eshte nje person qe di te shprehe emocionet e tij, por nqse do te ishte i lumtur nga situata do te kishte folur. Nqse i ka mbajtur te gjitha brenda, do te thote qe ka akoma dyshime. Ndryshe do ta kishte shitur me kohe”.

Kthehemi serisht tek tema e dites: Ju thate se ju vjen keq qe te shikoni Interin ne duart e te huajve, po nqse Moratti eshte drejt fundit nuk ekzistojne alternativat…
“Ashtu si e shikoj une, me duket se tratativat nuk jane mbyllur akoma. Dhe atehere, nqse eshte me te vertete keshtu, leshoj nje thirrje: shpresoj qe Moratti te vazhdoje president i Interit. Por nqse vetem nuk arrin ta menaxhoje, sepse nuk bejne perpara per te ndihmuar nje sipermarres italian, apo me mire nje milanez dhe per me teper nje interist? Une refuzoj te besoj se nuk eshte asnjeri qe ti vije ne ndihme”.

Ju do te ishit te gatshem per ta ndihmuar?
“Si president kam dhene shume, por jam i gatshem te jap nje dore. Edhe pse nuk dua te them emra njoh shume industrialiste me financa te mira qe mund te bashkoheshin me mua per te ndihmuar Morattin. Eshte e nevojshme te shikohet se sa disponibilitet ofrojne ata dhe, ne kete pike, shpresoj qe te dalin ne «siperfaqe» keshtu sic po bej edhe une. Ne fund te fundit, do te mjaftonin 4 persona serioze per te formuar nje lidhje shume te forte”.

Nuk do te ishte nje problem per Morattin qe te drejtonte Interin me ndihmen e te tjereve, italiane ose te huaj?
“Ajo qe mund te them me siguri qe nuk do te ishte i lumtur. Ideale do te ishte qe te kesh nje pronar ne gjendje te ece perpara i vetem sic kam bere une dhe sic ka bere Moratti deri me tani. Por ne vend qe te shesesh gjithcka nje personi qe nuk e njeh, eshte me mire qe te gjesh nje formule tjeter. Dhe une them se ne rast se dashurohet Interi, gjendet edhe nje zgjidhje”.

Inter nderkohe ka shume borxhe: kush mund te rrezikonte ne nje moment te tille?
“Eshte e vertete qe Interi ka humbur shume, por nuk eshte e thene qe te vazhdoje te humbase vetem se quhet Inter. Ne Itali ka shoqeri qe kane llogari te mira dhe shembujt nuk mungojne, edhe pse nuk dua qe te nxjerre emra. Ja perse jam i bindur nqse gjendet nje marreveshje me partnere te rinj, mund te fillosh rikonstruksionin e shoqerise, duke permisuar edhe llogarite e saj. Dhe Moratti ne kete menyre mund te vazhdoje te drejtoje nje Inter italian”.

Po perse eshte ndryshe situata me ardhjen e Thohir?
“Sepse skuadrat e futbollit nuk jane thjesht biznes: kerkojne pasionin e shume zoterinjve. Interi, Milani dhe Juventusi kane nje histori te lavdishme mbi shpatulla, jane pasuri te familjeve te medha dhe te tifozerive te medha. Nje skuader futbolli para se te gjithash duhet te dashurohet nga te tjeret. Thohir, si te gjithe te huajt e tjere – sepse, e perseris: une nuk e kam me te – nuk mund te thote se e dashuron Interin. Mbase me kalimin e e kohes ndjenja e tij mund te transformohet ne dashuri, por sot per sot Interi eshte thjesht interes”.

Megjithate edhe markat e medha italiane po kalojne ne duart e te huajve…
“Eshte e vertete por, sipas meje, per aq sa eshte e mundur shoqerite tona duhet te mbeten italiane. Grupi im ka 7500 punonjes dhe per fat cdo gje shkon mire. Edhe une ne vitet e fundit kam marre oferta nga te huaj, por i kam refuzuar dhe i kam thene vajzes sime Valentina, qe punon per mua, qe te mbaje sa me shume te jete e mundur nje identitet italian, pikerisht per historine dhe per krenarine e shoqerise sone”.

Po ju, nuk jeni penduar qe e keni shitur Interin?
“Jo, sepse e dija se kujt po ja shisja. Dhe ne fakt me Massimon kemi gjetur gjuhen e perbashket brenda gjysem ore per nje shifer, qe me duket ishte diku rreth 50 dhe 60 miliard lira. Ne ate moment isha une qe kisha veshtiresi, edhe pse motivi i vertete se perse e lashe Interin nuk e di asnjeri. Eshte nje sekret qe e mbaj per veten time. Sot eshte shume shpejt per ta zbuluar, por do te vije dita ne te cilen do te tregoj te verteten”.

Cfare mbani mend nga vitet e presidences suaj?
“Kenaqesine e fitores se skudetos se rekordeve me Trapattonin ne pankine, dy kupat UEFA, e para kunder Romes, kur kupa UEFA ishte e rendesishme, dhe me pas na pengoi fati qe te fitonim akoma me shume… Sepse me ekipin qe kishim, mund te fitonim akoma me shume”.

Kush lojtar te ka terhequr me shume?
“Rummenigge. Ishte i papare, edhe pse nuk ndenji shume me ne. Ne fund te fundit, ai ishte simboli i Interit tim, qe mund te kishte akoma me shume suksese. Kemi akoma raporte shume te mira me njeri tjetrin dhe i kam derguam nje mesazh kur ka fituar tripleten me Bayern-in e tij. Tre vjet mbas Interit gjithsesi…”.

Shkoni me ne stadium?
“Kam filluar te shkoj vetem kur Interi u rikthye me fitoren e skudetos me Mancinin. Dhe tashme pothuajse iki perhere, me vajzen time Valentina, edhe ajo tifoze e madhe interiste, ose me miqte e mi”.

Ky Inter i ri po ju pelqen?
“Me pelqen shume Mazzarri, eshte nje trajner qe transmeton besim”.

Me 25 gusht Interi debuton ne kampionat kunder Genoas: cfare i uroni ekipit per ate mbremje?
“Do doja te shikoja Morattin ne tribune ne San Siro me nje buzeqeshje te bukur, shpresojme gjithnje e me shume president i nje Interi alla milanese”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.