Per Lavezzin nevojitet bashkimi i tre faktoreve. Ausilio e provon. Plani B eshte…
Emri i Lavezzit e mban lart tensionin ne shtepine zikalter. Tifozet enderrojne sulmuesin argjentinas dhe Erick Thohir deshiron te provoje nje sforco te fundit per te ekzaltuar se fundmi nje ambient qe tashme eshte i kenaqur nga merkato e bere nga Piero Ausilio. Psg nuk eshte nje klub i lehte me te cilin te ulesh ne tavoline per te negociuar dhe per kete motiv pista qe te con tek ish napoletani eshte gjithcka tjeter pervec se e lehte. Do te nevojitet bashkimi i tre faktoreve deri sa kjo hipoteze te mund te konkretizohet: shitja e Alvarez (pothuajse e perfunduar), shitja e Guarin (aktualisht mjaftueshem e nderlikuar), dhe gatishmeria per te negociuar nga ana e francezeve.
Keto veshtiresi mund te shtyjne zikaltrit te nderpresin operacionin dhe te hidhen ne nje objektiv me te perballueshem: ne Bergamo eshte Giacomo Bonaventura qe nuk pret tjeter vecse nje telefonate. Sipas numrit te sotem te Gazzetta dello Sport, kemi tashme kontaktet e para midis shoqerise bergamaske dhe Piero Ausilio.