Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 19, 2019

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Per Morattin, Thohir nuk eshte i parefuzueshem. Ka edhe te tjere. Per merkaton…

Per Morattin, Thohir nuk eshte i parefuzueshem. Ka edhe te tjere. Per merkaton…
Xhorxh Gellci

Nga studiot e Sky Sport Andrea Paventi ka bere permbledhjen e merkatos te Interit: “Ne kete moment per Interin ka shume pak para, duhen vleresuar shume mire objektivat duke u munduar te kuptohet nese do te kete te ardhura te reja nga investitore qe i japin nje dore Morattit. Tani duhet te behet merkato me keto qe jane. Objektivi i pare eshte Basta, oferta eshte formuluar. Faraoni mund ti jepet Udineses (per momentin ne bashkepronesi) dhe 5 milione te tjere cash. Udinese duhet te vleresoje nese oferta eshte e pranueshme.

Pervec Bastas, objektivi tjeter eshte nje mesfushor qendror qe di te beje edhe te brendshmin ne mesfushe, si Nainggolan, por per te duhen para. Ne te majte jane Pereira dhe Nagatome, ndersa per Zunigan eshte mjaft e veshtire. Pastaj ka nevoje per nje sulmues qe te ndihmoje Palacion dhe qe i lejon Icardit te rritet me qetesi. Ka disa emra qe Mazzarri po mendon, por mbi te gjitha duhet te kuptohet se cili eshte i arritshem. Eshte e mundshme nje surprize per repartin e sulmit.”

Paventi flet edhe per te rejat ne aspektin e shoqerise: “Moratti nuk donte ne fillim ta shiste shoqerine, mendonte per aksionere qe ta ndihmonin. Oferta e Thohir eshte rritur pas fazes te pare, por eshte evidente se presidenti nuk e quan nje oferte te parefuzueshme per ate vete dhe per te miren e Interit. Vazhdohet te flitet, ka edhe disa alternativa te tjera pervec Thohir, i cili duhet te kthehet ne Milano me nje propozim te ri, por duket se diskutimi nuk do te mbyllet ne nje kohe te shkurter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.