Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pep Guardiola ka gati 50 milione euro per te rrembyer yllin e Interit? “Ai po tenton gjithcka per…”

Pep Guardiola ka gati 50 milione euro per te rrembyer yllin e Interit? “Ai po tenton gjithcka per…”
Inter Club Staff

Assisti qe ka dhene per Nicolo Barella ne Inter-Juventus ka qene thjesht gjeja e fundit e bukur qe Alessandro Bastoni ka bere me Interin.

Mbrojtesi i ri zikalter ka dale kete sezon ne drite perfundimisht ne drejtimin e Antonio Contes dhe ka treguar direkt veshjen e kampionit.

Nje talent qe me sa duket ka fituar vemendjen e klubeve me te medha ne Europe dhe te disa prej teknikeve me ne ze.

La Gazzetta dello Sport flet per kete dhe zbulon madje edhe nje oferte qe City ka perseri gati per lojtarin e Interit.

“Nese e mendon mire, parabola e te dieles me marres Barrellen i ngjante me perpikmeri gjuajtjeve te Steph Curry, idhullit te tij.”

“Qe nga Golden State ne san Siro, i arte ka qene edhe momenti i Alessandro Bastonit ne ate pasim per shokun e tij.”

“Ne kete moment, lojtari vlen 50 milione euro sipas specialisteve te fushes, pertej veshtiresive financiare Covid19 ne futboll.”

“E kjo eshte shuma qe Pep Guardiola ka menduar te ofroje perseri ne vere per te, duke tentuar keshtu edhe njehere ta rrembeje nga Interi. Tekniku spanjoll eshte dashuruar me te dhe disa burime ne Angli thone se ai do te beje gjithcka per te arritur te ‘Xherri’ i Interit.”

“Zikalterit nga ana e tyre nderkohe e dine qe duhet te nxitojne te rinovojne kontraten e lojtarit, sepse ajo skadon ne 2023 e askush nuk mund te humbase me kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.