Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perballje e re Conte-Inter: do te vije vertete nje sulmues? “Ja tre emrat qe jane diskutuar: ne liste edhe nje si…”

Perballje e re Conte-Inter: do te vije vertete nje sulmues? “Ja tre emrat qe jane diskutuar: ne liste edhe nje si…”
Inter Club Staff

Pavarsisht se ka pasur disa mohime per keto zera, Interi me sa duket, pertej limiteve te mundshme, ne merkaton e diteve te fundit mund ti dhuroje Antonio Contes nje perforcim.

Behet fjale per repartin e sulmit, ku Interi vertete ka nevoje edhe per nje lojtar tjeter duke pare veshtiresite e medha aty.

Sipas asaj qe tregon sot Tuttosport, duke pare mbulimin e paket ne sulm, zikalterit po vleresojne disa emra te ndryshem.

“Me sa duket do te kete nje perballe/takim te ri te Contes me drejtuesit ku do te diskutohen edhe njehere disa lojtare qe jane ne liste prej kohesh.”

“Ne kete liste ben pjese si gjithmone Papu Gomez, por ai do te vinte ne Milano vetem me disa kushte te caktuara.”

“Nderkohe, nga kjo liste eshte hequr Pelle por edhe Mandzukic sepse nuk jane konsideruar per nivelin e Interit.”

“Ky i fundit me pas shkoi tek Milani edhe pse agjentet ja kishin propozuar zikalterve jave me pare.”

“Nderkohe, ne listen zikalter ne kete moment bejne pjese edhe tre lojtare te tjere: Eder, Lasagna dhe Pavoletti.”

“Il Nino Maravilla nuk po i jep Contes garancite e duhura ne nivel fizik. Kunder Juventusit ai ka dale me shqetesime muskulare dhe po ne ate ndeshje eshte pare ne pankine pas dy muajsh mungese edhe Pinamonti.”

“Per kete motiv, nuk duhet te perjashtohet nje nderhyrje e Interit ne repartin e sulmit ne ditet e fundit te merkatos.”

“Conte nuk eshte nje mister qe do te pranonte nje sulmues me krahet hapur dhe per kete ka folur edhe me drejtuesit pas ndeshjes me Juventusit.”

“Ditet e fundit eshte folur shume per Eder, por per te Interi ka disa dyshime per formen fizike duke qene se vjen nga nje kampionat si ai kinez.”

“Pastaj, Lasagna dhe Pavoletti jane dy emra interesant te cilet mund te benin mire si sulmues te katert ne skuadren zikalter.”

“Por pa harruar Papu Gomez, qe do te vinte tek Interi me sy mbyllur, po zikalterit nuk kane ndermend te paguajne aq sa do Atalanta.”

“Pastaj eshte edhe Origi qe luan te Liverpool dhe qe eshte propozuar nga agjentet, por ai ka nje rroge teper te larte per kete merkato…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.