Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,145 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pereira gati valixhet. Nga D`Ambrosio tek Criscito: ja kush mund te vije.

Pereira gati valixhet. Nga D`Ambrosio tek Criscito: ja kush mund te vije.
Ardis
  • On 06/12/2013, 13:14

Mbasi ka investuar shifren prej 10 milione € plus 5 milione per bonus (shume e cila, per fat te mire, nuk u likujdua), Interi prej kohesh ka hedhur idene per te shitur Alvaro Pereira-n. Lojatari i krahut uruguajan eshte ne listen e merkatos qe prej merkatos verore, por nuk kane ardhur oferta te denja. Shpresa ishte qe kura Mazzarri te sillte ate ne nivele te mira, por, perkundrazi, ndryshe nga shoket e tij, Alvaro i mire nuk arriti te ngrihej ne nivelet e duhura. Asnje katastrofe, por performancat e tij nuk kane bindur, edhe per shkak te krahasimeve te ngushta me Jonathan, Alvarez dhe te tjere te ‘ringjallur’.

DUKE PRITUR CSKA – “Asnje nuk do te hedhe 11 milione qe shpenzoi Interi per ta marre, por CSKA eshte i interesuar dhe kush e di”, shkruhet ne Gazzetta dello Sport. Klubi zikalter do te pranonte ne kete rast nje minusvalenze dhe me 7-8 milion ish-lojtari i Portos mund te linte qetesisht Milanon.

LISTA – Pyetja eshte: kush do vije ne vend te tij? Emrat jane disa, por eshte nje i favorizuar. “Nga D`Ambrosio tek Criscito, nga Ansaldi tek Bernat tek Kolarov: ja dhe emrat qe Interi po studion. Por ne krye te listes vazhdon te qendroje Marquinho, qe di te beje lojtarin e krahut por edhe mesfushorin e brendshem” rithekson Gazzetta dello Sport. Dikush flet per nje shkembim midis brazilianit dhe Kuzmanovic. Sigurisht qe profili i Marquinho pelqehet nga shume. D`Ambrosio, ne te kundert, duket shume afer verdhekuqve, me Sabatinin qe punon prej kohesh. Shume veshtire te arrihet te Criscito dhe Ansaldi qe ne janar: Zeniti nuk ka ndermend qe te privohet kaq shpejt prej tyre dhe qe te dy jane shume mire ne Rusi. Per Crisciton, planet mund te ndryshojne mbi te gjitha ne vere, kur Luciano Spalletti mund ti thote ‘mirupafshim’ Rusise. Kolarov dhe Bernat, ne fund te fundit, qendrojne pista te veshtira per tu ndjekur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.