Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

883 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perez-Modric, ka nje pakt sekret qe do te dale ne pah: ja detajet! Interi ka dy siguri nderkohe…

Perez-Modric, ka nje pakt sekret qe do te dale ne pah: ja detajet! Interi ka dy siguri nderkohe…
Inter Club Staff

Dita me e rendesishme do te jete e merkura ose sic e quan Gazzetta “dita x”.

8 gushti eshte dita kur Luka Modric do te rikthehet ne Spanje per te nisur sezonin e ri me Real Madrid por mbi te gjitha per tu takuar (sic eshte kerkuar nga lojtari) drejtuesit e Blancos me presidentin Florentino Perez ne krye qe do te jete rikthyer edhe ai nga turneu ne USA.

Bashke do te flasin per te ardhmen e Modric. E vetem atehere do te kuptohet nese eshte nje mision i pamundur per Interin te blihet kroati ose do te behet nje mundesi reale transferimi i tij.

La Gazzetta dello Sport tregon dicka qe ben tifozet e Interit te enderrojne: “drejtuesit e Interit po presin besimplote sepse e dine kush eshte deshira e Modric: ai do te shtyje per tu larguar nga Reali sepse eshte i velur me sukseset atje, deshiron nje sfide te re. Prandaj po takon presidentin.”

PEREZ – Numri nje i Realit ka treguar nje bezdi te madhe per zerat qe kane dale per largimin e Modric dhe ai vetem dje deklaroi: “Modric mund te largohet vetem nese na paguajne 750 milionet e klauzoles” dhe keto fjale i tha per Marca.

Fjale te forta por qe nuk e kane shuar endrren e Interit. Ausilio dhe Gardini besojne dhe per momentin nuk po hapin ndonje piste te re apo ndonje alternative sepse mbase ndonje siguri e kane.

Edhe Florentino nuk e ka fshehur qe ndermjet tij dhe Modric “ka nje pakt te fshehte ndermjet dy zoterinjsh qe pak a shume eshte rene dakort keshtu: nese Luka do te pezantohet vete tek drejtuesi me i larte i Real Madrid dhe do i thote se koha e tij ne Bernabeu ka perfunduar, ai nuk do e ndaloje te largohet dhe nuk do te kerkoje ndonje shifer te cmendur per kartonin e tij.”

VULLNETI – Asgje nuk duket e pamundur per agjentin e lojtarit dhe per perfaqesuesit e tjere – qe prej Vlado Lemic e deri tek Beppe Riso e pa harruar edhe Predrag Mijatoci -. Qe asgje e pamundur nuk eshte e di gjithe Spanja qe pa Cristiano Ronaldon te largohet drejt Serie A. Po Luka, pse nuk do te lejohet? E duket se per kete ka edhe nje strategji te qarte te agjenteve te kroatit qe pritet te vihet ne loje shume shpejt.

Ne Spanje ka nga ata qe tregojne se e gjitha mund te jete nje strategji per nje rroge te re por ka edhe nga ata qe thone se Modric ka vendosur te largohet qe diten kur Zidane vendosi te lere pankinen e Real Madrid. Interi ne cdo rast mbetet ne dritare duke e ditur shume mire se Modric duhet te beje punen me te madhe vete sepse rroga nuk do te jete nje problem per tu rene dakort.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.