
Perisic: “Champions me Interin? Te shohim. Kur te kthehem ne Itali…”
Ivan Perisic eshte i perqendruar vetem tek Boterori Rusi 2018, kompeticion ku kombetarja kroate e ka nisur me kemben e mbare fale nje 2-0 ndaj Nigerise ne ndeshjen e pare.
Pikerisht per kete arsye, sulmuesi nga Spliti nuk deshiron te flase per asgje tjeter por vetem te mendoje per ngjyrat e kombetares se tij.
Dje ai eshte pyetur nga gazetaret per te ardhmen e tij, por eshte pergjigjur shume prere:
“Nuk dua te flas per asgje tjeter. Po luaj nje Kupe Bote, jam shume i emocionuar – jane fjalet e tij per Gazzetta dello Sport -.”
“A jam i ekzaltuar nga ideja se do te luaj Championsin me Interin direkt pas Boterorit? Te shohim. Kur te kthehem ne Itali do te flasim per kete.”
Eshte nje shtyrje ne kohe – qe per te perditshmen italiane – do te thote shume ose asgje: Perisic e di shume mire se sa e vlereson Spalletti, por e di gjithashtu se Interi po kerkon edhe zgjidhje ne merkato per tu autofinancuar sepse e kane thelbesore per listat Champions.
Ne kete moment, ne Premier League, skuadra e Tottenham eshte shume e interesuar per lojtarin dhe per te mbase nuk do te ishte nje levizje e keqe duke qene se ne Premier tashme eshte nje nga kampionatet me te pelqyera per shume lojtare.