Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic, dorezohet Marotta perballe Bayern? Corriere zbulon: “Ai mund te pranoje oferten e fundit: ja pse.”

Perisic, dorezohet Marotta perballe Bayern? Corriere zbulon: “Ai mund te pranoje oferten e fundit: ja pse.”
Inter Club Staff

Nese nuk do te kishte qene pandemia, data 16 maj do te kishte qene dita e fundit e Bundesliges dhe per kete arsye, Interi dhe Bayern e kishin vendosur daten 15 maji si diten e skadences per te paguar klauzolen ose jo.

Sipas asaj qe tregon sot Corriere dello Sport, ne kete moment nuk ka ndjesi pozitive per Interin per sa i perket kroatit.

Pandemia ka prekur ne menyre te thelle futbollin dhe mbi te gjitha, ana ekonomike e klubeve ka pesuar nje renie te ndjeshme.

Per kete arsye, me shume mundesi Bayern Munich nuk do e bleje Perisic brenda te premtes (neser eshte data 15 maj) per 20 milione eurot e rena dakort.

Por gjithmone sipas te perditshmes italiane, Rummenigge mund te vendose te beje nje dialog me Interin per te gjetur nje marreveshje te re. Nje marreveshje qe Marotta do te ishte i detyruar ta pranonte.

Perisic ka shenuar 5 gola dhe ka dhene 8 assiste me 22 ndeshje per Bayern deri me tani, por nuk ka luajtur ne muajin e fundit te Bundesliges per shkak te nje problemi ne kavilje qe eshte sheruar plotesisht tani.

“Ky faktor mund te jete dicka pozitive per Interin”, nenvizon Corriere dello Sport qe tregon edhe pse Marotta do e pranonte i detyruar nje oferte edhe me te vogel.

“Perisic do te kete nje peshe ne bilanc vetem 6,5 milione euro. Prandaj Marotta nese Bayern do te ofroje me pak, do te pranoje duke qene se lojtarin mbrapsht ne Milano nuk e do.”

“Per Interin largimi i tij do te ishte nje e mire edhe nga ana e buxhetit te rrogave: ai ka nje kontrate me 4 milione euro deri ne 2022.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.