Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 16, 2019

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic drejt largimit? Aspak, kroati qendron ne Milano dhe… rinovon?!

Perisic drejt largimit? Aspak, kroati qendron ne Milano dhe… rinovon?!
Bujar Berishaj

Gjate dites se neserme ne Milano pritet agjenti Fali Ramadani.

Ai eshte nje ndermjetesues per Chelsean ne marreveshjen eventuale me Juventus qe do te dergonte Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani ne Londer.

Kurse asgje ne program sa i perket ndonje takimi me Interin, me agjentin nga Maqedonia qe ne skuderine e tij ka nje prej lojtareve me te rendesishem zikalter. Behet fjale per sulmuesin kroat Ivan Perisic.

Sic raporton fcinternews.it, Perisic mbetet i pashitshem per klubin zikalter, pervec ne rastin kur do te arrinte ndonje oferte rreth 80 milione euro qe per momentin nuk duket ne horizont.

Keshtu kroati pritet te qendroj ne Milano, gati per te nisur nje sezon te ri ne Itali qe kete vit do e shoh te impenjuar edhe ne Champions League me fanellen e Interit. Por prisni, sepse nuk mbaron gjithcka ketu.

Nuk eshte per t’u perjashtuar aspak mundesia qe Ivan Perisic te firmos nje kontrate te re me klubin zikalter duke rinovuar keshtu pas nje Boterori te shkelqyer me fanellen e Kroacise ne Rusi ku shenoj edhe 3 gola, 2 prej tyre ne gjysme-finale dhe perkatesisht finale.

Inter-Perisic, historia do te vazhdoj akoma se bashku. Tani me nje uri akoma me te madhe me Champions League perpara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.