Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Perisic eshte ne gjendje qe t’i fitoj ndeshjet! I them bravo dirigjences se Interit sepse…”

“Perisic eshte ne gjendje qe t’i fitoj ndeshjet! I them bravo dirigjences se Interit sepse…”
Bujar Berishaj

Ivan Perisic dje me Kroacine arriti qe te shkoj ne finale te Kupes se Botes duke qene edhe vendimtar ne fitore me nje super gol dhe nje asist per golin e fitores.

Dhe nga studiot e Sky Sport, Maurizio Compagnoni gazetar i kanalit satelitor italian ka thurur elozhe per paraqitjen e Ivan Perisic dje kunder Anglise.

“E prisja nga Perisic. Vazhdimesia nuk eshte nje nga kualitetet e tij me te medha por ka nje potencial te madh dhe di t’i fitoj ndeshjet, heret ose vone do te ndodhte dhe dje ka ndodhur”, ka thene Compagnoni.

“Kur ai eshte ne keto kushte behet nje lojtar i shkelqyer dhe kjo Kroaci eshte me e forte se ajo e 20 viteve me pare qe nuk arriti ne finale vetem per nje gabim te Boban”, vazhdon tutje gazetari i Sky Sport.

Ne fund, ai duartroket edhe dirigjencen e Interit sa i perket blerjes se Ivan Perisic ne veren e 2016 nga Wolfsburg.

“Shpesh i kemi kritikuar dirigjentet e Interit por tani duhet t’i japim nje duartrokitje. Te mos harrojme qe Perisic ka kushtuar me pak se 20 milione euro dhe sot vlen edhe kater here me shume se aq”, ka perfunduar ai.

Ivan Perisic ka qene nje lojtar shume i rendesishem edhe per Interin qe prej ardhjes se tij edhe pse ndoshta ndonjehere nuk ka pasur vazhdimesin e duhur. Nderkohe, sic eshte konfirmuar edhe nga Ausilio, ai do te qendroj te Interi bashke me Brozovic per te luajtur ne Champions me fanellen zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.