Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,114 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic, fjale te pabesueshme: “Degjoni, nese eshte nevoja, une per Interin nuk luaj vetem sulmues por edhe…”

Perisic, fjale te pabesueshme: “Degjoni, nese eshte nevoja, une per Interin nuk luaj vetem sulmues por edhe…”
Inter Club Staff

Protagonisti me i madh i ndeshjes se djeshme me nje paraqitje prej heroi, Ivan Perisic, dje eshte ndalur edhe per mikrofonat e Inter Tv.

Ai ka thene fjale vertete te pabesueshme per nje profesionist qe tregojne edhe njehere se ai jep maksimumin ne fushen e lojes.

“Une kam thene gjithmone se nese skuadra luan shume mire dhe te gjithe vrapojne gjithcka behet shume me e thjeshte.”

“Sot kemi treguar kete gje qe prej minutes se pare e deri tek e fundit. Ne javen e kaluar kishim nje ndeshje shume te rendesishme.”

“Arritem te fitonim ne Torino pas shume vitesh. Tani duhet te fitojme te gjitha ndeshjet nga tani e deri ne fund nese duam dicka me shume.”

“Roli? Kam luajtur ne shume role ne karrieren time. Edhe si sulmues, edhe si numer 10, e kam nisur si nje mbrojtes krahu.”

“Ne Itali kam nderruar shume role. Nese eshte nevoja, une per Interin nuk luaj vetem sulmues por edhe si mbrojtes qendre.”

“Nuk ka rendesi ku luaj une, rendesi ka te fitoje Interi. Misteri sot zgjodhi keshtu. Mundesite per te luajtur ndryshem i kemi.”

“Kemi shume lojtare te forte ne dispozicion. Nese duhet te luaj ne mbrojtje, luaj pa problem ne qender.”

“Mua me pelqen te vrapoj. E bej kete gje qe kur kam qene femije. Kur luaj dua te jap gjithcka ne fushe nga minuta e pare tek e fundit. E rendesishme eshte te ndihmoj skuadren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.