Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic: “Goli im? Një top i përsosur nga Banega. Nuk dorëzohemi dhe në qoftë se vazhdojmë kështu…”

Perisic: “Goli im? Një top i përsosur nga Banega. Nuk dorëzohemi dhe në qoftë se vazhdojmë kështu…”
Rinor Sopaj

Ivan Perisic, autori i dy golave në ndeshjen kundër Cagliarit për Inter Channel e ka komentuar kështu këtë përballje: “Goli i parë është meritë e një aksioni të bukur nga Banega, më ka parë në momentin e fundit, më dha një top të përsosur, e kontrollova mirë dhe pastaj goditja nuk ishte diçka e vështirë. Gjëja më e rëndësishme është që kemi fituar. Gjatë gjithë javës kemi punuar mirë, jemi stërvitur shumë dhe tani duhet të vazhdojmë kështu. Ne besojmë gjithmonë, nuk dorëzohemi asnjëherë, kemi 11 ndeshje, 33 pikë, do të luajmë deri në fund, mirëpo duhet të luajmë sikur sot, duke e dhënë maksimumin në të gjitha ndeshjet, vetëm kështu mund të arrijmë në vendin e tretë. Në pjesën e parë ishte më e vështirë, pësuam një gol, pastaj shënuam përsëri. Pas pjesës së parë trajneri na tha të vazhdojmë kështu dhe ne luajtëm edhe më mirë. Rreshtimi? Vendos trajneri, duhet ta dëgjojmë atë, 3-4-3, 4-2-3-1, është ai që vendos”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.