Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic-Icardi: Interi eshte e xhindosur. Sot eshte bere apelimi i vendimeve dhe strategjia eshte…

Perisic-Icardi: Interi eshte e xhindosur. Sot eshte bere apelimi i vendimeve dhe strategjia eshte…
Inter Club Staff

Shprehja e fjaleve ‘te pavenda’ i ka kushtuar shume shtrenjte si kroatit dhe si argjentinasit, te cilet jane denuar respektivisht nga gjykata sportive me dy ndeshje pezullim.

Ata kishin nje shprese se arbitri dhe bashkepunetoret e tij do te ishin treguar ‘te mire’, e nuk do te kishin shkruar akuza aq te renda ne bllokun e tyre te shenimeve. Mbi te gjitha Icardi sepse ne minuten e 94 ishte dhene tashme kartoni i kuq per Perisic dhe nuk kishte sens te denohej edhe kapiteni i Interit qe ne fund te fundit protestoi per nje ndeshje te njeanshme nga ana e arbitrit. Prandaj ky skualifikim i dyfishte me dy ndeshje eshte pare si nje padrejtesi nga ana e Interit. Zikalterit kane kerkuar nga federata zbardhjen e asaj qe ka shkruar kryesori Rizzoli dhe ndihmesi Orsato ne drejtim te dy lojtareve per ti apeluar me pas ato gjate dites se sotme. Behet me dije se Perisic i ka thene Rizzolit “i paafte” ndersa Mauro Icardi eshte denuar sepse i ka thene disa here “fenomen” gjyqtarit.

STRATEGJIA – Sot avokati Capellini do te analizoje me kujdes te gjitha provat e ndeshjes dhe do te shikoje edhe precedentet per te vendosur me pas se si do te veproje. Interi mund te kerkoje te tregoje se Icardi thejsht ka larguar topin e jo te godiste Rizzolins sepse kapiteni zikalter e ka koken e ulur kur godet topin dhe mund te konsiderohet e paqellimshme. Me shume shikohet si nje gjest frustrimi se sa nje mungese respekti. Por fjalet qe kane referuar gjyqtaret jane veshtire te fshihen. Per momentin nuk do te behet apel per gjobat e vena sepse Interit nuk i interesojne parate ne kete mes, por lojtaret e saj te vlefshem. Sot pritet nje pergjigje nga ana e apelit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.