
Perisic, Interi ndryshon mendim per cmimin qe kerkon nga Bayern: “Marotta do te kenaqej edhe me…”
E ardhmja e Ivan Perisic mund te jete ende tek Bayern Munich, qe vetem dy dite me pare eshte shpallur edhe kampione e Gjermanise.
Sipas asaj qe tregon sot Corriere dello Sport, bavarezet deshirojne te mbajne kroatin, lojtar qe nuk e perdoren te drejten e blerejs ne 15 majin e shkuar, dite kur skadoi.
Por kontaktet me Interin nuk kane ndaluar kurre edhe pse ka nje pengese te madhe ne kete moment per te arritur tek ai.
“Gjermanet deshirojne qe thjesht te rinovojne huazimin, nderkohe nga Interi i eshte bere me dije se nuk jane dakort me kete hipoteze.”
“Interi kerkon qe ata ta blejne lojtarin me titull perfundimtar, por me sa duket, Beppe Marotta i ka bere me dije se eshte gati te beje nje ulje cmimi.”
“Kujtojme qe marreveshja fillestare parashikonte qe Bayern te paguante 20 milione euro, por kjo shifer eshte ulur ndryshe.”
“Marotta do te kenaqej edhe me 15 milione euro, por ne Gjermani flasin sot per nje marreveshje te mundshme prej 10 milione euro”, shpjegon Corrire dello Sport.
Kjo do te ishte me te vertete nje ulje e madhe cmimi ne krahasim me 20 milione eurot qe u ra dakort 1 sezon me pare ne vere.