Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic, ja intervista e plote per anglezet: “Dua tju them se nuk jam penduar kurre per…”

Perisic, ja intervista e plote per anglezet: “Dua tju them se nuk jam penduar kurre per…”
Ardis
  • On 05/12/2018, 23:46

Sot eshte publikuar FourFourTwo e muajit janar, nete cilen eshte nje interviste e gjate e Ivan Perisic.

Per rrjedhoje, intervista ne revisten angleze, midis Boterorit ne Rusi dhe skuadres zikalter:

“Viti nuk ka mbaruar akoma por sigurisht qe eshte nje vit per tu kujtuar. Suksesi i arritur ne Rusi ishte padyshim nje nga arritjet me te medha dhe te cmuara te karrieres sime, por kam perjetuar ne 12 muajt e fundit edhe momente te bukura dhe te sukseshme tek Interi”.

“Mund te ishte akoma me mire, por fakti qe jemi kthyer ne Champions League mbas nje periudhe te gjate jashte ketij kompeticioni, me jep te drejte te mendoj qe ky ka qene absolutisht viti me i mire i karrieres sime”.

Ju ka surprizuar edhe ju, qe keni arritur ne Finalen e Boterorit?

“E dinim qe kishim lojtare shume te mire ne skuadren tone, dhe e ndjenim qe me ne fund mund te arrinim te konkurronim ne nje turne me nivel me kualitetet tona. Por sigurisht nuk mund te them qe e prisnim te arrinim ne finale”.

“Sigurisht ishte dicka qe e kerkonim dhe per kete po luftonim, por nevojiteshin shume gjera sepse ishte bere nje realitet per ne. Me siguri, na mungonte dicka ne kompeticionet e kaluara, por ne Rusi te gjitha pjeset ishin ne vendin e tyre, pjesa tjeter eshte histori. Besimi jone eshte rritur duke ecur perpara ne kete turne dhe pa ate nivel te vetebesimit ato rezultate nuk do te ishin te mundura”.

Sa besim ju ka dhene, ne momentin qe mposhtet Argjentinen me rezultatin 3-0?

“Ajo fitore ishte shume e rendesishme per besimin tone, kemi arritur te pengojme te luajne lojen e tyre. Kishin barazuar ne ndeshjen e tyre te pare kunder Islandes dhe presioni ishte i gjithe mbi ta”.

“Ata duhet te fitonin dhe ishte nje faktor i rendesishem per ne. Ishim me shume te relaksuar sepse tashme kishim fituar ndeshjen ndaj Nigerise, ai ishte rezultati me i rendesishem i te gjithe Boterorit”.

“Eshte shume e rendesishme te fitosh ndeshjen e pare ne nje turne si Boterori, nje pjese e mire e presionit fillestar zhduket dhe te rikthen ne ritmin e duhur”.

Ndeshjet kunder Danimarkes dhe Rusise mbaruan me penallti, a kane qene rraskapitese ne nivel mental?

“I kam pare te dyja rradhet e gjuajtjeve te penalltive nga pankina sepse tashme me kishin zevendesuar, por gjithsesi isha shume i qete. E ndjeja qe do te fitonim ne te dyja rastet. E ndjeja qe do te fitonim ne te dyja rastet”.

“Cfaredolloj gjeje qe mund e ndodhte e ndjeja qe kishte ardhur momenti jone. Edhe kur Schmeichel priti penalltine e Modric kunder Danimarkes ose kur kemi pesuar golin e barazimit kunder Rusise, ndihesha ne te njejten menyre”.

Sa i shqetesuar keni qene mbas golit te avantazhit aq te papritur te Trippier ne gjysemfinale?

“Nuk eshte asnjehere e kendshme te gjendesh me nje gol ne disavantazh qe ne minuten e 5, akoma me keqe ne nje gjysemfinale. Ajo goditje denimi ka shkaterruar shume shpejt planin tone te lojes dhe ka bere te mundur qe Anglia te kontrollonte lojen per te gjithe pjesen e pare”.

“Nese do te kishin realizuar golin e dyte, do te ishte me te vertete e veshtire, gjithsesi jo e pamundur, per ta rekuperuar. Ishim te gatshem ndaj cdolloj skenari dhe pavaresisht se Anglia ishte ne top forme ne fillim te ndeshjes, e dija qe do te kishim te njejtat mundesi, dhe ne pjesen e dyte ndodhi nje gje e tille”.

“Kemi filluar te dominojme ne fushe dhe te krijonim rastet tona, goli i realizuar na ka dhene me shume force dhe mendoj se nese do te kishim me shume fat ne ate faze te ndeshjes do ta kishim fituar ndeshjen pa shkuar ne kohen shtese”.

Mendoni se Anglia luajti nje loje shume mbrojtese ne pjesen e dyte?

“Pa dyshim, e ndjenim nervozismin e anglezeve. Gjate ndeshjes rritej besimi jone dhe ata beheshin me shume nervoze. Shume gazetare dhe opinioniste angleze kishin parashikuar se ne do te dorezoheshim, sepse vinim nga dy ndeshje qe i fituam ne kohet shtese, por arritem te tregonim se ai konkluzion ishte shume i thjeshte”.

“Nuk mund te nenvleresosh pasionin dhe vullnetin tone, edhe kur ishim te lodhur dhe te rraskapitur, kemi arritur ne pjesen shtese te ndeshjes, me te fresket dhe me kompakt dhe kjo na coi tek fitorja”.

Na flisni per golin tuaj te barazimit.

“Kisha pasur ndonje rast per te realizuar ne fillim te turneut por nuk ja kam arritur per te realizuar gol. Kam qene edhe i pafat kur kam goditur shtyllen kunder Rusise. Por kam vazhduar te insistoj dhe ja kam arritur qellimit me golin e realizuar kunder Anglise”.

“Kam pare Vrsaljko te kontrolloje topin dhe e dija qe do ta krosonte ne zonen e penalltise. E dija qe i pelqente te krosonte shpejt ne zone, keshtu qe isha i pergatitur te godisja topin me koke ose me kembe”.

“Kam pare topin ne drejtim te Walker dhe e kuptova qe ishte ne nje pozicion me te mire se une. Ishte e pamundur per mua qe te realizoja goditje me koke, keshtu qe u detyrova te perdorja kemben dhe per fat kam realizuar nje gol te bukur. Ne ate moment kam ndjere eufori te paste dhe lumturi. Ai gol ishte pika e kthimit te gjysemfinales dhe jam ne te vertete  krenar qe arrita ta realizoja”.

Mbas barazimit e dinit qe Kroacia do te fitonte?

“Na ka dhene nje karikim ekstra me energji dhe force per te cilen kishim nevoje per pjesen tjeter te ndeshjes. Mbasi ke realizuar behet akoma me e thjeshte per te realizuar gol sepse ndiheshim si ne fillim te ndeshjes”.

“Diferenca ishte se ne ate moment kishim nje avantazh edhe psikologjik. Qe nga ai moment kemi filluar te luajme fort dhe e dinim se ishte ceshtje kohe perpara se ta vinim ne disavantazh Angline dhe te arrinim fitoren”.

Keni dhene asist ndaj Mandzukic per golin e fitores, a ishte mbremje me speciale e karrieres suaj?

“Edhe pse me shume mundesi ka luajtur ndeshje me te mira, ajo mbremje ishte me te vertete speciale. Ne plani emotiv ka qene me siguri nje nga mbremjet me madheshtore te karrieres sime futbollistike. Nuk te ndodh cdo dite te arrish ne finalen e Kupes se Botes, mbasi ke realizuar nje gol dhe ke sherbyer nje asist. Eshte e veshtire edhe ta imagjinosh nje skenar te ketij niveli”.

Ishit vetem 9 vjec kur Kroacia arrin ne gjysemfinale ne Boterorin e 1998. Cfare te kujtohet?

“E kujtoj cdo gje mire, i kam pare te gjitha ndeshjet te atij Boterori ne shtepine time, ne Omis. Kisha veshur nje bluze te Kroacise si te gjithe femijet e tjere. Kam enderruar gjithmone qe nje dite te kem mundesine te vesh bluzen e Kroacise ne fushe dhe te perfaqesoj vendin tim ne nivele me te larta”.

“Kam qene ne gjendje jo vetem te luaja per Kroacine ne Boteror mbas 20 vitesh, por edhe te kaloj gjeneraten legjendare te 1998. Mese e qarte, ishte nje nga gjerat qe me ka ardhur ndermend menjehere mbas fitores kunder Anglise. Kam realizuar dicka qe edhe djaloshi 9 vjecar Ivan nga Omis nuk do te kishte guximin per te enderruar”.

Jeni bere lojtari i pare i Kroacise qe keni realizuar gol ne nje finale Boterori, na e pershkruani momentin.

“Eshte gjithmone e bukur te arrish te realizosh gol ne ndeshje kaq te rendesishme, por asnje nga keto ka te njejten rendesi te fitores se ndeshjes. Do te ishte me mire nese une nuk do te realizoja gol dhe te fitoja Boterorin me shoket e mi, edhe pse gjithsesi goli ishte shume i bukur, isha plotesisht i cmendur nga gezimi”.

Mbas 10 minutave vjen edhe faulli me dore qe rrjedhimisht coi ne penalltine e konvertuar ne gol nga Griezmann. A jeni ende i tronditur nga fakti qe arbitri akordoi penalltine?

“Ka ndodhur shume shpejt dhe nuk kam pasur as kohen qe te leviz doren. Nuk e di nese distanca midis meje dhe Matuidi do te ishte vendimtare per te vendosur nese ishte ose jo penallti, shume opinioniste kane folur per nje gabim arbitrar por nuk jam une, ai qe duhet te gjykoj”.

“Sigurisht eshte shume frustuese te ndeshkohesh kaq rende ne nje finale te Boterorit. Nese arbitri do ta shikonte te gjithe skenen ne kohe reale dhe jo ne replay, do te shikonte shpejtesine e topit dhe do ta analizonte me mire situaten”.

A mendoni se Kroacia ishte formacioni me i mire?

“Dominimi jone ishte mese i qarte, e kemi kontrolluar ndeshjen. Por nuk te intereson shume nese nuk arrin te fitosh ndeshjen”.

“Franca ka luajtuar nje ndeshje jashtezakonisht oportune dhe qe i i dha fitoren. Mbase mund te luanim edhe ne ate lloj loje, duke e lene kontrollin e topit atyre. Por ne kemi ata lloj lojtaresh qe japin me te mire e tyre me topin nen kontroll, qe luajne nje futboll terheqes”.

“Kemi marr ndonje kenaqesi nga fakti qe kemi luajtur shume mire dhe kemi mbajtur nivel te larte te rendesise se eventit. Vendimet e arbitrit dhe fati kane qene faktor kyc. Jemi krenar per ate qe kemi arritur, medaljet e argjendit do te jene gjithmone konfirmimi i suksesit tone”.

Na tregoni per mikpritjen e tifozeve ne Zagreb. Cfare keni ndjere?

“Na kishin thene se shume njerez po na prisnin, por menyra sesi na kane mirepritur ishte e paimagjinueshme. Me shume se 500 mije persona kane dale ne rruge per te na mirepritur. Kenget kendoheshin gjithandej, dhe kishte shume flamure kroate. Ishte me te vertete si ne enderr”.

“Vetem kur shikon lumturine e ketyre personave, nga me i riu tek me i vjetri, e kupton ate qe ke arritur, jo vetem per veten tende por edhe per nje popull te tere. Mendon se ishte aspekti me i rendesishem i historise”.

“Kemi arritur me vonese ne ceremonine zyrtare, sepse autobusi nuk mund te vazhdonte perpara per shkak te shume njerezve ne rruge. Kur kemi zbritur ne skene, ishte si nje termet, ndjenim terrenin qe dridhej”.

Si ndiheni qe tashme njiheni si nje hero kroat pergjithmone?

“Vetem fakti qe luaj per Kombetaren me ben shume krenar, te arrish kete lloj suksesi eshte dicka qe nuk ka krahasim. Shpresoj qe te kemi inkurajuar shume femije qe te luajne futboll, dhe te braktisin smartphone-t dhe kompjuterat dhe te shkojne te luajne ne fushe”.

“Shpresoj qe, persa kemi arritur te inspirojme nje gjenerate tjeter sepse mund te perseritet dhe te kalohet rekordi jone ashtu si lojtaret e brezit te 1998 me kane inspiruar mua”.

Sa i lumtur ndiheni nga fakti qe Luka Modric arriti te fitonte Topin e Arte dhe cmimin FIFA World Player?

“Jam ekstremisht krenar nga fakti qe eshte nominuar si lojtari me i mire i Botes, mendoj se e gjithe Kroacia duhet te jete krenare, qe njeri nga ne eshte lojtari me i mire nga me te miret. Eshte dicka e madhe dhe jemi te gjithe te lumtur qe kapiteni jone arriti te merrte kete mirenjohje, e meritonte plotesisht”.

“Ka fituar Champions League per tre vite me rradhe me Real Madrid, arriti i dyte ne Boteror me kombetarene tij, eshte nominuar lojtari me i mire i Boterorit dhe eshte drejtuesi i Real Madrid qe pa te nuk eshte e njejta skuader. Cdo cmim qe ka fituar e ka merituar plotesisht, nje vit me kaq shume suksese eshte shume e rralle”.

Cfare e ben kaq speciale?

“Ka qene gjithmone nje kenaqesi te luaje me te qe nga ditet e para qe kam veshur bluzen e Kombetares. Gjithmone e kam admiruar per talentin e tij edhe perpara se te behej nje lojtar i Kombetares. E di shume mire se cfare duhet te beje me topin, eshte fantastike te kesh nje shok qe eshte inteligjent dhe nje njohes shume i mire i lojes, arrin gjithmone te gjeje menyren perfekte per te sherbyer shoket ne momentin e duhur”.

A ka qene edhe nje lider ne dhomat e zhveshjes gjate Boterorit?

“Luka eshte nje lider i vertete i skuadres sone, per shume vite ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem ne fushe, eshte lojtari jone numer nje dhe e dime te gjithe qe eshte lideri yne por gjithashtu i pari midis te barabarteve. Ka treguar lidershipin e tij ne Rusi duke marre pergjegjesi persiper ne momentet me te veshtira”.

Kete vit keni ndihmuar Interin te kthehet ne Champions mbas nje fitore dramatike 3-2 kunder Lazios, sa i rendesishem eshte ky moment ne karrieren tuaj?

“Interi nuk ishte kualifikuar ne Champions per gjashte vite me radhe. Per nje klub kaq te madh eshte nje kohe shume e gjate. Per fat te mire arritem te ridergojme Interin ne Champions dhe jam shume i lumtur qe kam qene pjese e ketij suksesi. Kualiteti i futbollit italian eshte rritur shume vitet e fundit dhe ka disa skuadra te forta.”

“Mbase nuk kemi skuadren e duhur per te fituar kampionatin, por ne duam te luftojme deri ne fund. Ndeshja me Lazion ka qene me te vertete shume e bukur por edhe plot me stres. Aty dolem dy here ne disavantazh, por dy here arritem te barazojme dhe te fitojme madje 2-3. Cfare momenti.”

Sezoni juaj ne Champions nisi me fitoret kunder Tottenham dhe PSV. A je kenaqur deri ketu?

“Jam shume i lumtur qe jam rikthyer ne Champions pas disa vitesh. Kam debutuar me Borussia Dortmund por ne ate moment isha mbase i 12 ose i 13 i skuadres dhe nuk u perfshiva ne te gjitha ndeshjet. Te luash rregullisht ne kete kompeticion eshte dicka qe e kam dashur me force prej kohesh. Kemi nisur mire grupin, por tani duhet te kualifikohemi me patjeter.”

Vrsaljko dhe Brozovic luajne me ty tek Interi. Si eshte te jeni te tre ne te njejten kombetare dhe pastaj tek Interi?

“Eshte shume bukur te ndash dhomen e zhveshjes me shoket e skuadres se kombetares. Behet cdo gje me e thjeshte kur ke dike qe flet te njejten gjuhe si ti. Pastaj ne jemi shume shok edhe jashte fushe dhe jeta jone ne Milano perbehet edhe nga takime jashte fushes. Interi ka firmosur me nje top player si Vrsaljko dhe jam i sigurt qe Sime do te na ndihmoje per te arritur rezultate te mira kete sezon.”

Sa te ka ndihmuar Luciano Spalletti dhe sa te ka ndihmuar Interi qe kur ke ardhur ne Milano?

“Kur Spalletti erdhi, une isha shume i bindur per tu larguar. Por ai me ka treguar nje deshire te pamase per te me mbajtur ne skauder dhe me ka shpjeguar qe nuk deshironte te me humbiste. Natyrisht qe ishte dicka qe me pelqeu shume dhe me motivoi, nuk jam penduar per ate zgjedhje ne asnje moment dhe per faktin qe qendrova tek Interi. Asnje sekond nuk ka ndodhur te pendohem pas asaj dite. Pastaj historia tregoi qe bera mire qe qendrova sepse edhe une ndihmova ne rezultate me te mira.”

Sa afer ke qene me Manchester United? 

“E vertete, ishte nje oferte e Manchester United ne tavoline dhe isha afer largimit nga Interi. Por ne fund qendrova dhe vendosa fale Spallettit te rri dhe te luaj nje rol te rendesishem tek ky Inter. Ne futboll, detajet e vogla bejne diferencen ne situata te tilla.”

Sa te krenon fakti qe je i admiruar nga nje si Jose Mourinho?

“Admirimi nga nje teknik si Mourinho me siguri qe me pelqen shume. Konfirmon punen e madhe dhe ndeshjet e mira qe kam bere. Kur je i elozhuar nga nje si ai dhe i kerkuar nga nje skuader e madhe si United eshte e veshtire te mos mendohesh. Jam i lumtur qe ata kane nje mendim kaq te mire per mua dhe keto gjera me motivojne per tu permiresuar me shume akoma.”

A ka ndonje mundesi te te shohim ndonje dite ne Premier League?

“Kurre mos thuaj kurre ne futboll. Nga fillimi i karrieres kam pasur ambicje te luaj ne nje numer sa me te madh kampionatesh ne Europe. Kam ende deshire te testohem ne kampionate te tjera si ai spanjoll ose anglez per shembull. Shpresoj qe tifozet e Interit ta kuptojne piken time te kendveshtrimit. Jam nje atlet dhe jam nje profesionist. Me pelqejne sfidat dhe kjo eshte forca ime e madhe. Se cfare sjell e ardhmja nuk e di, por dua te theksoj se tani mendja ime eshte e perqendruar vetem tek Interi. Po kerkojme te bejme nje hap akoma me te madh se ne sezonin e kaluar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.