Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,115 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic, ja pakti qe kroati ka bere me Marotten dhe Interin perpara rikthimit te Icardit!

Perisic, ja pakti qe kroati ka bere me Marotten dhe Interin perpara rikthimit te Icardit!
Inter Club Staff

Nje rendiment shume larg atij te sezoneve te kaluara, kerkesa per tu shitur ne janar, raporti shume i keq me Icardin: sezoni i Ivan Perisic ka qene cdo gje tjeter vecese per tu mbajtur mend, por pavarsisht kesaj, Luciano Spalletti nuk ka dashur te heqe asnjehere dore nga kroati. 

Jane shume te rendesishme karakteristikat e tij dhe personaliteti i lojtarit per kete finale sezoni dhe Interi kete e di shume mire.

Por sipas asaj qe shkruhet sot tek Calciomercato.com, duket se ka pasur nje pakt te Marottes me lojtarin kroat dhe ata kane tentuar ta shpjegojne se per cfare behet fjale.

INTERI PERPARA SE GJITHASH – Objektivi primar i Interit eshte ai qe te arrihet klasifikimi i duhur qe do i jepte zikalterve mundesi te luanin ne Champions League sezonin qe vjen.

E thene kjo, Perisic eshte bindur nga Marotta qe te vere interesat personal ne plan te dyte per te ndihmuar shoket e tij ne kapjen e Champions League.

Por ky pakt ka pasur nje kusht nga kroati: ne fund te sezonit Interi nuk duhet te kundershtoje nje shitje te tijen. Sulmuesi kroat enderron te luaje ne Premier League dhe Manchester United dhe Arsenali ne te kaluaren e kane kerkuar ate por tentativat kane qene te vakta.

Gjithesesi pakti ka dy ane: skuadra qe do te deshiroje kroatin duhet te paguaje 35-40 milione euro.

RAPORTI ME ICARDIN – Nderklohe Perisic, ka vendosur te ule edhe armet ne raport me Icardin dhe te bashketoje me te deri ne fund te sezonit.

Prandaj ai i la penalltine e 2-0 ne Genoa argjentinasit, sepse fillimisht duhet ta gjuante ai duke pare se Icardi i ka humbur te gjitha gradat ne skuader me ate qe ndodhi ne ditet e kaluara.

E gjitha kjo per te miren e Interit. Pakti deri me tani duket si dicka e mire, dicka qe do te ndihmoje Interin deri ne fund. Me pas secili ne rrugen e tij, i lumtur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.