Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

805 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic: “Kemi ndryshuar taktike, luajme me shume vertikalisht. Goli i pare? Falenderoj…”

Perisic: “Kemi ndryshuar taktike, luajme me shume vertikalisht. Goli i pare? Falenderoj…”
Bujar Berishaj

Komentimin per ndeshjen e sotme e nis nga asisti i golit te pare nga nje rivenie anesore me duar. Po flasim per Ivan Perisic, autor i nje asisti dhe i nje goli gjate ndeshjes se sotme.

Kroati duket se po rikthehet gradualisht ne formen me te mire te tij dhe kete e ka treguar edhe ne dy ndeshjet e fundit, nderkohe duke folur per ate te sotmen ai ka thene: “Duhet te jesh gjithmone i vemendshem dhe te shfrytezosh cdo mundesi, falenderoj djaloshin qe mbledh topat sepse me ka dhene topin shpejt. I them gjithmone Mauros qe te mos me kthej shpinen, sulmuesit gjithmone duhet te jene te gatshem”.

Perisic pastaj vazhdon: “Me pelqejne sportet qe luhen me dore, duhet shfrytezuar te gjitha mundesite. Sot kemi luajtur mire, duhet te vazhdojme keshtu. Tek goli i kam kerkuar topin Brozovicit dhe me ka dhene nje top te mire, kontrollimi i topit ishte i rendesishem per te shenuar. Duhet gjithmone pak fat, kete here u fut ne rrjete dhe shpresoj qe te futet edhe te merkuren. Kemi punuar shume keto 2-3 jave, kemi ndryshuar pak taktiken, luajme me shpejt, me vertikalisht”.

Ne fund anesori kroat flet edhe per derbyn kunder Milanit: “Shpresoj te shenoj edhe me Milanin, edhe pse e rendesishme eshte Interi dhe fitorja. Duhet te pregadisim mire derbyn, do te jete nje ndeshje e bukur, jemi gati, te karikuar dhe shpresojme te fitojme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.