Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic mezi po pret te luaje me Interin: “Jam nenkampion bote, tani shpresoj…”

Perisic mezi po pret te luaje me Interin: “Jam nenkampion bote, tani shpresoj…”
Bujar Berishaj

Tre gola te shenuar, ne mesin e tyre ai i barazimit te rezultatit 1-1 dje ne finale kunder Frances per Ivan Perisic ne Rusi.

Nje kampionat qe kishte shkuar ne menyren me te mire per Kroacine qe dje ne finale megjithate u dorezua perballe francezeve edhe per shkak te episodeve te ndryshme.

“Duhej te fitonim, golat nuk kane shume rendesi. Kemi bere me te vertete mire dhe kemi dhene gjithcka”, jane fjalet e Ivan Perisic per Corriere dello Sport qe komenton keshtu Boterorin e Kroacise ne Rusi.

“Detajet kane bere diferencen, kemi dhuruar dy gola. I pari ka lindur nga nje goditje denimi qe nuk ekzistonte, sepse te Griezmann nuk kishte faull, pastaj une kam prekur topin me dore… kemi pasur shume raste dhe kemi luajtur me mire”, deklaron sulmuesi zikalter.

“Por ne fund duke kerkuar te dalim para kemi lene hapesira prapa… Komplimente per Francen. Megjithate kthehemi ne shtepi me shume krenar sesa te zhgenjyer. Presim perqafimin e njerezve tone pas rezultatit me te mire qe ka pasur ndonjehere Kroacia”, shton Perisic.

E pastaj Ivan gjen kohe edhe per te folur rreth Interit dhe per te komentuar fjalet e Luciano Spallettit te premten rreth tij ne konference per shtyp.

“Une si Cristiano Ronaldo? Faleminderit per komplimentet. Deri tani kam menduar per Kroacine. Tani do te pushoj dhe pastaj do te perqendrohem te Interi”.

“I uroj me te miren cunave qe tashme kane filluar te punojne. Shpresojme qe te bejme gjera te bukura. Une shpresoj te bej me shume, jam nenkampion bote”, ka thene Perisic qe pastaj kur pyetet per Champions League vazhdon:

“Per te fituar duhet nje skuader, shume lojtare. Kete sezon akoma me shume sepse do te luajme edhe ne Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.