Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

2,389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perisic plus 30 milione euro per United: Lukaku afrohet me Interin!

Perisic plus 30 milione euro per United: Lukaku afrohet me Interin!
Inter Club Staff

Sipas asaj qe shkruan Gazzetta dello Sport, Interi e ka shume seriozisht per Romelu Lukaku dhe tashme ka nisur nje sulm frontal ne drejtim te tij. 

Belgu ka shkuar tek Manchester United per deshiren e Mourinhos per plot 74 milione euro: “Kjo ishte nje shifer qe nuk do te permbushej nga Interi ne kete moment, por duket se ne keto 24 muaj ne Manchester vlera e tij ka rene dhe ai vlen diku tek 45-50 milione euro ne kete moment.”

“Por Interi duket se e ka celesin per te zhbllokuar kete tratative: ai quhet Ivan Perisic dhe ne te kaluaren ka qene ne shenjestren e United. Oferta me e larte e anglezeve ka qene 35 milione euro nderkohe qe Interi kerkonte 50 milione. Por ne kete moment cmimi i Perisic duket se eshte diku tek 30 milione dhe ne kete rast, nese United do te pranonte kartonin e kroatit, Interi do te duhej te paguante edhe 15-20 milione euro per Lukaku.”

“Kjo do te ishte nje arritje edhe per Interin sepse kroati eshte blere 16 milione euro tre sezone me pare dhe ne bilanc tani vlen shume pak e do i sillte Interit nje perfitim rreth 26-27 milione euro.”

“Nderkohe nje faktor tjeter per tu diskutuar eshte edhe rroga: kroati mer 4,5 milione euro ndersa belgu mer me shume se 8 milione. Por gjithesesi Lukaku eshte i gatshem qe ta u le rrogen e tij per tu transferuar ne Milano.”

“Shume do te varet gjithashtu edhe nga pjesemarrja e Interit ne Champions League prandaj do te duhet te luhet njehere ndeshja me Empolin dhe me pas te mendohet per sezonin e ri…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.