Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perplasja Conte-Inter mund te hape nje skenar te paimagjinueshem: “Duket si nje menyre per te shkuar tek Juventusi?”

Perplasja Conte-Inter mund te hape nje skenar te paimagjinueshem: “Duket si nje menyre per te shkuar tek Juventusi?”
Inter Club Staff

Antonio Conte dhe Interi, nje martese qe duket tashme e destinuar te perfundoje vetem pas nje viti.

Deklaratat e fundit te teknikut zikalter kane krijuar nje thyerje mjaft te rendesishme dhe sot largimi duket mundesia me e mundshme.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, duhet pasur kujdes per nje skenar te paimagjinueshem.

“Nje pike referimi fikse, per tu ndjekur, per tu frymezuar. Nje e kaluar qe nuk eshte braktisur kurre.”

“Me sakte: nje kapitull asnjehere i mbyllur. Antonio Conte, kur flet per modele, gjithmone nxjer ne pahe Juventusin dhe kjo – ne galaksine Inter, diferenca me e madhe eshte largesia me planetin Juve – tregon se sa shume nuk eshte dakort Conte me Interin.”

“Per Conten, Juventusi eshte vete ekselenca. Aq shume sa duket ndonjehere i obsesionuar me klubin qe e ka bere te madh si lojtar ne fillim dhe si teknik me pas.”

“Por a ka edhe dicka me shume se sa thjesht nje stime per menyren e te menduarit dhe kulturen e fitores?”

“Kur mendon keq, ben gjithmone mekat, por ne kete moment, duke pare edhe sulmet ndaj klubit aktual, mund te mos jete asgje rastesore.”

“Duket si nje menyre per tu afruar perseri me te kaluaren e tij juventine me te cilen u nda nga sot per neser, pa thene mire u pafshim per shkak te mos dakordesise ne merkato.”

“Fakti qe kjo ndarje kaq e fuqishme me Interin po vjen pikerisht tani, ne momentin me te veshtire te Sarrit ne Torino.

“Tani, nje divorcim i teknikut toskan me Juventusin nuk eshte me i pamundur, hap disa skenare te paimagjinueshem deri pak jave me pare.”

“Mbase eshte ende heret per te folur per nje rikthim te Contes te Juventusi, por prespektiva e rikthimit te tij nuk eshte aspak fantashkence.”

“Conte duket sikur po i shkel pikerisht atyre syrin. Por a do donte ai te futej nje histori qe u largua nga nje skuader se nuk fitoi dot per te gjetur nje strehim te sigurt?”

“Deri me sot, nuk eshte dukur se ai ka keto ide, por kurre mos thuaj kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.