Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Perse prokuroria federale po nxiton kaq shume qe te mbylle ceshtjen? Nuk ka ndodhur kurre qe…”

“Perse prokuroria federale po nxiton kaq shume qe te mbylle ceshtjen? Nuk ka ndodhur kurre qe…”
Inter Club Staff

Duket se do te jete nje Inter-Juventus qe nuk do te harrohet kurre ai i se shtunes mbrema. 

Orsato me vendimet e tij te dyshimta beri qe Juventusi te fitonte ndeshjen duke shuar shpresat e Napolit por duke larguar edhe Interin nga Champions.

Te gjithe ato qe ndodhen gjate dhe pas ndeshjes, te kujtojne ne menyre identike gjithcka cfare ndodhi edhe ne vitin 1998 ku u perdoren dy pesha dhe dy peshore.

E kush mund ta harroje ate penallti te Ronaldos.

Por le te rikthehemi tek ditet e sotme.

Ai qe ka folur ka qene gazetari i njohur Carlo Nesti i cili eshte shprehur teper ashper per ndeshjen e se shtunes dhe per ate qe po ben prokuroria federale.

Ja cfare ka thene ai:

“Sinqerisht, kete zellin e madh per ta mbyllur me shpejtesi kete ceshtje nga Prokuroria Federale qe deshirojne ta mbyllin sa me shpejt kete ceshtjen e bisedimeve pas ndeshjes Inter-Juve te Allegrit me Tagliaventon mendoj se eshte nje dem shume i madh qe po i behet edhe Interit, por edhe Juves nga ana tjeter.”

“Per Inter eshte dem sepse meriton te marre vesh se cfare ka ndodhur vertete.”

“Ndersa per Juventusin eshte dem sepse nese nuk meret vesh se cfare ka ndodhur, ata do te kene nje njolle ne historine e tyre.”

“Nuk kuptohet se perse shoqeria zikalter e cila ka te drejten per te kerkuar drejtesi, duhet te trajtohet ne kete menyre.”

Image result for carlo nesti

“Nuk eshte rasti per ta mbyllur sa me shpejte te gjithe kete histori. Perkundrazi. Ne raste te tilla faktet duhen deshifruar, zyrtarisht madje. Cfare donte Allegri te thoshte me ato qe i tha ‘Taglias’?

“Perse duhet te mbesim te gjithe me shijen se ka prapaskena pas asaj video? Dhe pastaj ka njerez qe akuzojne gazetaret se kane ‘ane te zeza’. Keta te shtyjne qe te mendosh konspiracione…”

Fjalet teper te renda nga gazetari Nesti qe i referohet deklarates se Federates qe tha se Prokuroria Federale e ka mbyllur menjehere ceshtjen Allegri-Tagliavento dhe se videot i kishte marre ne dorezim vetem per ceshtje proceduriale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.