Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

834 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perseri Conte, sulmon ashper edhe gazetaret: “Ndryshimet? Si thoni sikur te merni bilbilin ne goje dhe…”

Perseri Conte, sulmon ashper edhe gazetaret: “Ndryshimet? Si thoni sikur te merni bilbilin ne goje dhe…”
Inter Club Staff

Interi nuk shkon me shume se nje 0-0 ndaj Shakhtar Donetsk dhe e mbyll ne menyre shume te keqe rrugetimin ne Champions League, ne vendin e katert.

Nderkohe, pas ndeshjes, Antonio Conte ka folur edhe ne Konference per Shtyp perpara gazetareve prezent aty.

“Shakhtar ka bere nje ndeshje mbrojtese, si ne ndeshjen e pare. Eshte e pabesueshme si nuk kemi arritur te shenojme qofte edhe nje gol ne 180 minuta.”

“Kane qene edhe me shume fat. Portieri i tyre ka qene me i miri ne fushen e lojes.”

“Shakhtar ka ndryshuar menyren e se luajturit, jane kenaqur me nje barazim pa filluar akoma. Kane qene te zotet ne ate dhe me fat.”

Ne nje sezon kaq intensiv, me kaq ndeshje te afruara, a nuk te vjen keq qe nuk ke perdorur sot rregullin e pese zevendesimeve?

“Une kam futur ne minuten e 65 nje lojtar krahu, Perisic. Me pas nje lojtar krahu tjeter. Me pas kam futur Sanchez, ku ne fushe ishin tre sulmues, dy lojtare krahu sulmues dhe me pas ka hyre edhe Eriksen.”

“Na duhej vetem nje gol per te fituar. Nuk e kuptoj se pse flisni keshtu? Si thoni sikur te vini ketu dhe te merrni bilbin ne goje e te beheni ju tranjerat. Mbase beni me mire se sa une.”

Pas ketij eleminimi, a eshte kompromentuar sezoni apo do te kete nje karikim me te madh per ne kampionat?

“Ne e dinim mire qe ne fillim se do te kishim veshtiresi, sepse nuk e kishim nisur mire grupin.”

“Duhet te metabolizojme kete eleminim dhe te kerkojme te ngrihemi menjehere. Do te mendojme direkt per kampionatin. Per Cagliarin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.