Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

829 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perseri De Vrij: “Nuk doja ta luaja ndeshjen e fundit: ja pse. Interin e kam zgjedhur per tre arsye!”

Perseri De Vrij: “Nuk doja ta luaja ndeshjen e fundit: ja pse. Interin e kam zgjedhur per tre arsye!”
Inter Club Staff

Direkt nga Zeist, vendi ku kombetarja Hollandeze eshte grumbulluar, Stefan de Vrij ka dhene disa deklarata te tjera per mikrofonat e Voetbal International. 

Ai eshte rikthyer te flase per ate qe ndodhi ne ndeshjen Lazio-Inter, ndeshje te cilen De Vrij luajti per here te fundit me Lazion edhe pse kishte nenshkruar me Interin.

Ai nuk deshironte te zbriste ne fushe dhe kete gje De Vrij e ka konfirmuar ne intervisten e dhene pak minuta me pare.

Ja fjalet e hollandezit:

“Ne javen perpara ndeshjes fola me klubin dhe i kerkova qe nuk kisha ndjesi te mira per ndeshjen dhe do te preferoja te mos luaja. Ja bera edhe kerkesen per kete gje.”

“E ndjeja qe nuk mund te luaja mire ne nje ndeshje te tille per shkak te emocioneve te nderthurura. Por klubi me tha qe me donte ne fushe. E atehere u perqendrova ne fushe dhe kerkova te bej me te miren e mundshme.”

“Ne fund nuk ndjeva asgje nga atmosfera e rende qe u krijua sepse u izolova komplet. Isha shume i merzitur.”

Pasi eksperienca laciale tashme eshte mbyllur, per De Vrij tani ka ardhur koha te flase si zikalter.

Keshtu, mbrojtesi titullar i kombetares hollandeze vazhdon:

De Vrij: "Lazio-Inter, ho dato tutto. Posso guardarmi allo specchio"

“Nga shume klubet qe me kerkuan, Interi me pelqeu me shume. Tre ishin arsyet se pse zgjodha te vishem zikalter: projekti, ambiciet dhe ndjesite e mira qe me lane pas takimit.”

“Une jam gati per sfide te re dhe ata ma ofruan kete mundesi. Tek Lazio kam kaluar vite shume te mira. Mendoj se kemi bere mire pervec objektivit te fundit ku nuk arritem te kapim dot Champions League.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.