Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

441 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perseri Nainggolan: “Dua te permiresohem pa limite. A e dini pse kam ardhur ne Itali qe 17 vjec?”

Perseri Nainggolan: “Dua te permiresohem pa limite. A e dini pse kam ardhur ne Itali qe 17 vjec?”
Ardis
  • On 27/11/2018, 20:11

Radja Nainggolan ka folur per disa aspekte ne mikrofonat e France Football.

Ja nje pjese e intervistes te mesfushorit te Inter-it ne revisten prestigjiose franceze, ku ka folur per shume cesthje edhe jashte fushes se futbollit.

Futbollistet jo gjithmone e ndjejne se duhet te veprojne si nje shembull per te tjeret?

“Nuk jeni ne dijeni sesa futbolliste konsumojne cigare! Pse duhet te jesh hipokrit dhe te fshehesh se po konsumon nje cigare? Duhet te jesh i vertete dhe te tregosh se edhe nje futbollist mund te beje nje jete normale. Nje person qe fshihet ka gjera te tjera per te fshehur ne jeten e tij. Dhe kjo nuk eshte nje menyre te jetuari”.

Cfare tip marredhenje keni me Belgjiken, jane nje komb qe kuptohen?

Jam krenar qe kam arritur nga ku kam ardhur. Nese jam nje person i ndershem dhe direkt, i detyrohem femijerise sime qe nuk ka qene asnjehere e lehte. Ndonjehere nuk eshte e lehte te tregosh, sepse ka episode te renda, por nje e shkuar e veshtire gjithashtu te ndihmon te behesh nje person me i forte. Duhet te evitoj te kryej hapa fals sic mund te kisha bere dhe kjo per te qene shembull per femijet e mi”.

Cfare keni tjeter indoneziane, pervec emrit dhe mbiemrit?

“Jo shume gjera. Nuk kam mohuar asgje, por nuk jam rritur me kulturen e atij vendi, edhe pse fizikisht duket qe jam oriental. Jam krenar per origjinen time, nese nuk do te isha do e kisha ndryshuar me kohe mbiemrin tim. Prinderit ngelen prinder, pavaresisht marredhenieve te veshtira me babain tim”.

A ndiheni belg 100%?

“Ndihem si dikush nga Antwerp-i, nje qytet i bukur me nje histori madheshtore. Vij nga Linkeroever, nje lagje e vecante ku rezidentet dhe te huajte te cdo vendi bashkejetojne shume mire. Disa marrin rrugen e gabuar, sic eshte trafiku i droges ose grabitjet, si ne cdo lagje tjeter. Per te evituar kete kam ndertuar per te rinjte nje projekt me rajonet. Ata qe duan te luajne futboll duhet gjithashtu te bejne detyrat e tyre. Nese duan te behen profesioniste, nuk kane zgjedhje tjeter vec te studiojne. Dua te provoj qe ti ndihmoj”.

A te ka kushtezuar ne menyren e te luajturit, perjetimi i nje rinie te veshtire?

“Jo domosdoshmerisht, bazuar ne stilin tim. Cdo lojtar ka te tijen: mund te jesh teknik, robust, i shpejte, inteligjent. Ajo qe ruaj nga e shkuara ime eshte deshira per tu permisuar, vit mbas viti, ndeshje mbas ndeshjeje, pa fiksuar limite. Ky eshte fati im ne raport me cfare kam kaluar qe kur isha i vogel”.

Georges Leekens, ish trajneri juaj, ka thene se ju keni nje mentalitet fitues, qe ne te vertete nuk eshte belg.

“Ne momentin qe e kam takuar, me fliste ne gjuhen frenge sepse ishte i bindur qe une nuk mund te shprehesha ne gjuhen flemish. Kjo gje te ben te kuptosh sesa ai me njihte. Por pervec kesaj, ben pjese ne menyren tim te te luajturit”.

Mund te konsideroheni nga ana futbollistike italian, duke pare se nuk keni perfituar nga reforma e formacionit belg qe ka bere Kombetarja?

“Vij nga nje shkolle tjeter. E kam lene Belgjike-n me 2005, Atje kam mesuar bazat, por ne Itali jam bere nje futbollist, nga pikepamja teknike dhe taktike”.

Keni deklaruar se e doni shume rolin tuaj ne fushe, sepse ju jep mundesi qe ti beni te gjitha: te mbroni, te ndertoni dhe te finalizoni. Ke nga keto aspekte preferoni?

“Nje skuader eshte nje trup i perbere nga lojtare te mire te zgjedhur per te dhene kontributin e tyre. Dhe une bej pjese ne te. Ajo qe preferoj eshte qe ti jap nje dore shokeve te mi, te jap gjithcka sepse te gjitha mund te funksionojne ne menyren me te mire te mundshme”.

Si eshte bere futbolli pjese e jetes suaj?

“Isha kater vjec, dhe shkoja te luaja ne park. Mund te thuhet se kam lindur bashke me topin. Me pas duhet edhe pak fat, te jesh ne momentin e duhur ne vendin e duhur, te shfrytezosh rastet qe te vijne. Por kjo eshte vetem fat, eshte e nevojshme qe te jesh i perqendruar dhe te besh sakrifica. Ne moshen 17 vjecare kam lene gjithcka, ne ate moshe nese te krijohen mundesite te fitosh para nisesh per te ndihmuar familjen. A e dini pse kam ardhur ne Itali pikerisht 17 vjec? Per te ndihmuar familjen time.“

Deshira per te dale nga kjo situate e veshtire ishte e vetmja arsye qe ju detyroi te ndiqnit kete karriere?

“Jam transferuar tek Piacenza, ne Itali, dhe merrja minimumin jetik qe mund te merrje ne ate kohe. por ishte shume per mua. Edhe pse ishin 1.000 ne muaj, ne shtepine time ndryshonte gjithcka. Kam shkuar deri aty per te ndihmuar familjen time”.

Pra nuk ishte nje ceshtje per te pasur nje te ardhme si profesionist.

“Per kete gje nuk kam qene asnjehere i kenaqur per ate qe kisha, gjithmone kam dashur te kem me shume. Kam nje familje te madhe tre gjysem-vellezer dhe motra me te medhenj, edhe nje moter binjake. Kerkoj qe ti ofroj nje jete te qete te gjitheve, eshte nje pergjegjesi e madhe. Frymezohem nga mamaja ime Lizi, qe ka vdekur prej disa vitesh. Ajo ka qene personi me i rendesishem i jetes sime. Nuk kishte asgje po ka provuar te me jepte gjithcka duke bere shume sakrifica”.

Ju jeni te impenjuar ne luften kunder homofobise, nje subjekt qe ju prek edhe ju:
“Motra ime binjake eshte homoseksuale. Ajo eshte e lumtur dhe ne kete menyre jam edhe une. Reflektimi im eshte i thjeshte: nese nje person provon dhemshuri ndaj nje femije te semure, duhet te ndjeje te njejten dhemshuri ndaj nje personi qe ka bere nje zgjedhje ndryshe pa merzitur tjeter kend. E ardhmja dhe lumturia e nje individi nuk mund te percaktohet nga nje person i trete. Une i pranoj te gjithe, eshte vizioni im i gjerave”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.