Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perseri Ronaldo: “Une e di cfare do te thote Inter. Ne jeten time ky klub…”

Perseri Ronaldo: “Une e di cfare do te thote Inter. Ne jeten time ky klub…”
Inter Club Staff

I ftuar nderi per publikimin e atleteve te reja ‘Mercurial’ ne nje nga dyqanet Nike ne qender te Milanos, ish-lojtari zikalter, Fenomenti Ronaldo eshte rikthyer te flase per Interin qe sapo ka mbushur 110 vite histori.

Keto jane fjalet e tij te sjella nga Corriere dello Sport:

Sot Interi mbush 110 vjec. Cfare urimi e ndjen ti besh?

“Shume gjera te mira dhe 110 vite te tjera histori te mrekullueshme dhe fitore ti medha sic kane ndodhur deri me tani. Kjo skuader do te jete gjithmone ne zemren time dhe qe kur kam lene futbollin Interi ka nje tifoz te apasionuar me shime, nje person qe i uron nje te ardhme te emocionuar, me te miren e mundshme.”

Sot do te hyni ne Hall of Fame zikalter. Cfare efekti ju jep?

“Eshte nje nder i vecante, nje emocion i bukur, nje enderr. Te behesh pjese e historise se nje klubi pergjithmone eshte me te vertete nje nder. Kam qene tek Interi ne nje periudhe ku jam demtuar shpesh dhe do doja te qendroja me shume. Me siguri do te kisha perjetuar akoma me shume kenaqesi dhe do te kisha dhene akoma me shume ndaj ketij klubi.”

Ronaldo, cfare do te thote per ty te jesh Interist?

“E kam veshur bluzen zikalter per pese vite dhe e kam mesuar shume mire se cfare do te thote te jesh Interist. Kjo eshte nje skuader ne te cilen tifozet jane mesuar te vuajne, si ata te Corinthias ne Brazil por kur fitojne, ato jane fitoret me te bukura. Por gjithmone duke vuajtur, edhe ne fitore.”

Edhe ti duke shkuar tek Milani i ke bere te vuajne madje disa e kane quajtur edhe nje tradheti. Do e beje perseri ate zgjedhje? 

“Ishte nje periudhe e veshtire e karrieres time sepse tek Reali kisha kohe qe nuk luaja per shkak te disa demtimeve dhe kisha nevoje te luaja. Interi ka pasur gjithmone preferencen time perpara se te firmosja per Milanin. Telefonova direkt klubin (Morattin) per te kuptuar nese me deshironin, por me thane qe jo. Duhet te zgjidhja ndermjet dy opsioneve: te qendroja tek Reali e te mos luaja apo te shkoja tek Milani. Vendosa te shkoj tek Milani. Por fakti qe kam veshur fanellen e Milanit nuk ndryshon asgje ne historine time me Interin apo ndjenjat e mia.”

Cila eshte receta jote per ti rikthyer entuziazmin interistave? 

“Momenti nuk eshte i gezueshem, por skuadra eshte teper kompetitive. Kemi bere mjaft mire deri en dhjetor, por me pas kemi pasur nje renie. Duket sikur ka nje permiresim ne ndeshjet e fundit. Per vitin e ardhshem mendoj se mund te permiresohemi akoma me shume.”

Cfare deshiron ti thuash lojtareve?

“Qe kane mundesine te veshrin kete bluze te madhe qe ka nje tradite teper te madhe nga prapa. Per ata dhe per kohen, duhet te jete nje nder dhe pergjegjesi. Duhet te japin maksimumin.

Icardi kerkohet nga Real. Cfare do i keshillonit ju, duke qene se keni luajtur edhe me bluzen zikalter por me pas kaluat tek Real Madrid.

“Merkato nuk mund te programohet apo parashikohet. Icardi ka bere shume mire tek Interi, ka kualitet dhe te gjitha skuadrat do e deshironin ne ta blinin. Por mendoj se eshte i lumtur ketu, dhe do te qendroje.”

Cfare ndeshje do te jete Napolo-Inter?

“Napoli luan nje futboll te bukur. Per Interin do te jete nje ndeshje e veshtire, por shpresoj se do te fitoje.”

Jeni i lumtur qe ndodheni ne Milano?

“Eshte gjithmone shume bukur te rikthehem ne nje qytet ku kam kaluar nje nga fazat me te rendesishme te jetes sime dhe te pershendes miqte e mi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.