Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perseri Spalletti: “Kam nje mesazh per Sampaolin. De Vrij? Ajo qe mund t’ju them eshte…”

Perseri Spalletti: “Kam nje mesazh per Sampaolin. De Vrij? Ajo qe mund t’ju them eshte…”
Inter Club Staff

Tekniku zikalter ka folur ne mikrofonat e Premium Sport pas ceremonise per Pankinen e Arte.

Ai ka folur per ceremonine por edhe per Interin.

“Kam votuar Gasperinin, e di historine e tranjereve dhe se sa e veshtire behet te arrish keto nivele. Allegri e meritoi, por une piket e mia ja dhash Gasperinit.”

RRITJA E SKUADRES – “Nuk e di, di qe skuadra po punon ne menyre serioze per te gjetur stabilitet dhe kete gje e kam vene re tek ndeshjet e fundit dhe ne stervitje. Topi leviz me me shume shpejtesi tani, ndertojme me siguri, me pak topa humben ne menyre banale dhe keshtu i kemi dhene mundesi sulmit te tregohet i rrezikshem. Jane gjera qe i kam pare, kam besim.”

SAMPAOLI MBI ICARDIN, DEKLARATA TE RENDA – “Sampaoli deshiron te njohe lojtare te tjere qe mund te mbushin skuadren, ka shume sulmuesa te forte Argjentina. Per Icardin besoj se ai di gjithcka, per Lautaron dicka me pak dhe kete gje do ta mesoje direkt nga stervitja dhe jo nga TV. Besoj se ai do ta kete Icardin ne skaudren e grumbulluar per boterorin. Mesazhi im per te ky eshte.”

FJALET PER KUALITETIN – “Ne shume here e harrojme kualitetin, por ai duhet treguar cdo here. Ne disa momente japim edhe shpirtin, ne disa te tjera me pak. Nuk eshte e mjaftueshme ta besh me raste kete gje per te qendruar ne nivelet qe deshirojme.”

DE VRIJ – “Deshiroj te mos flas per lojtare qe jane ne te ardhmen e mundshme te skuadres. Keto jane gabime qe behen shpesh here qe un nuk dua te bej. Nuk mund te komentoj lojtare te tjere nderkohe qe kam nje skuader per te respektuar. Kemi nevoje per perqendrim, disponibilitet, per futbolliste qe te japin maksimumin. Ti me kete qe thua me ben mua ti them ndonjerit “e ardhmja jote eshte ne diskutim tek Interi”, por jo, une kam besim tek futbollistet e mi. Klubi aktiv ne merkato? Ata bejne ate pune, kerkojne lojtare, mundohen ti blejne. Duhet punuar ne thellesi njehere me njerezit qe kemi e ti bejme te ndihen pjese e projektit, kohe per merkaton ka dhe per emra te rinj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.