Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pessina, cfare fjalesh per Interin: “Nuk e di, por te marresh nje pike ndaj ketij Interi per mua do thote…”

Pessina, cfare fjalesh per Interin: “Nuk e di, por te marresh nje pike ndaj ketij Interi per mua do thote…”
Inter Club Staff

Matteo Pessina, mesfushori i Atalantes ka komentuar pas ndeshjes ndaj Interit per mikrofonat e DAZN ndeshje ne fundit ndaj zikalterve.

Fjalet e tij kane qene me te vertete shume te bukura ne drejtim te Interit dhe ai ka dashur te nenvizoje mbi te gjitha se perballe Atalantes kane qene kampionet e Italise.

“E dinim qe na priste nje ndeshje shume e veshtire ne San Siro. Donim te tregonim deri ne cfare pike kishim arritur ne kete faze te sezonit.”

“Nuk e di, por te marresh nje pike ndaj ketij Interi per mua do thote se kjo Atalante mund te luaje pa frike edhe ndaj Kampioneve te Italise, eshte nje tregues shume i mire.”

“Te dy skuadrat kane sulmuar pa frike. Dimarco zakonisht penalltite i godet ne trekendesh dhe pas ndeshjes i bera komplimente Mussos duke i thene se u tregua shume i zoti qe e priti, por ai kapi traversen. Ishte nje emocion edhe ajo.”

E kishit pergatitur ndeshjen per te luajtur fiks ne kundersulm dhe te hapsirat qe do te linte Interi prapa?

“Ne realitet jo, por nuk mund te flas per taktika sepse tranjeri merzitet me mua pastaj. Ne kerkonim gjithe kohes te benim gjene e duhur. Malinovskyi u tregua shume i zoti sot.”

Si eshte Piccoli pas atij goli te anulluar?

“Ne fund shkoi mire, kemi barazuar nje ndeshje te rendesishme. Per te nje gol i tille do te ishte shume i madh, por VAR nuk le qe te shpetoje gje.”

“E drejte qe te anullohej nese topi kishte dale. Kemi marre nje pike ne ndeshjen ndaj Kampioneve te Italise dhe per mua eshte dicka e madhe kjo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.