Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PIF afer blerjes se Interit? “Ja si qendrone e verteta. Nga ky moment deri ne qershor, Inter…”

PIF afer blerjes se Interit? “Ja si qendrone e verteta. Nga ky moment deri ne qershor, Inter…”
Inter Club Staff

Duket se ende nuk ka gjetur konfirmime te tjera lajmi i dhene kete mengjes nga e perditshmja italiane Libero per blerjen e Interit per 1 miliarde euro nga fondi saudit PIF.

Mbi te gjitha, Corriere della Sera ne numrin e saj te perditshem online (pak minuta me pare) ka folur per kete ceshtje.

“Sipas asaj qe na rezulton ne, opsioni Inter per fondin saudit nuk eshte me ne tavoline. Te pakten ne kete moment jo.”

“Edhe pse nga tani deri ne qershorin e 2022 mund te ndodhin shume gjera. Suning nuk eshte me ne gjendje qe te mbushe bilancin e Interit plot me humbje si kete sezon.”

“Ne muajt e kaluar eshte folur perseri per nje marreveshje te gjetur ndermjet Suning dhe Bc Partners per shitjen e klubit per 800 milione euro por kjo oferte u klasifikua si jo e duhura nga Suning.”

“Nderkohe, gjate kesaj periudhe per Suning ka ardhur ne ndihme Oaktree, fondi kalifornian i cili ka garantuar 275 milione euro per Interin ne forme financimi.”

“Por e verteta sipas informacioneve qe neve kemi eshte se PIF ne kete moment nuk ka bere asnje oferte per Interin.”

“Gjithesesi interesi i tyre eshte shume i larte per tu futur ne futboll dhe situata mund te kete shume te papritura.”

Ky ka qene versioni i Corriere della Sera per kete lajm. Nderkohe, diten e neserme priten lajme te rendesishme ne lidhje me kete ceshtje edhe nga mediat e tjera te shkruara ku ndoshta nga Interi mund edhe te pergenjeshtrohet lajmi. Ose mund te kete edhe konfirmime, edhe pse kjo ka pak gjasa te ndodhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.