340 views

Pillon: “Shitje e Interit tek Thohir? Shpresoj qe Moratti…”
Bepi Pillon, i ftuar ne Sportitalia, gjate transmetimit “Speciale Calciomercato”, eshte ndalur per te diskutuar kalimin e shoqerise zikalter nga Moratti tek Thohir: “Do te me vinte shume keq nese Moratti do te largohej sepse eshte historia e Interit dhe do te ishte gjithashtu edhe nje humbje e madhe per futbollin italian. I uroj qe te qendroje te pakten ne brendesi te shoqerise sepse perfaqeson nje figure te rendesishme per kete klub”.