Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pina, presidenti i Granada: “Murillo tek Inter per 8 mln plus bonuse. Rroga…”

Pina, presidenti i Granada: “Murillo tek Inter per 8 mln plus bonuse. Rroga…”
Bujar Berishaj

Enrique Pina Campuzano, president i Granada, nga Spanja konfirmon shitjen e Jeison Murillo tek Inter: “Gjithcka eshte e kryer, mungojne vetem nenshkrimet ne kontrata”.

Numri nje andaluzian ka shpjeguar se shifra qe klubi do te marr nga zikalterit do te jete tete milion plus dy bonuse te lidhura me objektiva te ndryshem: “Pervec kesaj, lojtari do te kete nje fond ku i eshte garantuar 40% e te drejtave.” Pina ka zbuluar qe per lojtarin kane qene te refuzuara ofertat nga Porto e Roma ne veren e shkuar: “Lojtari ka pranuar qe ato nuk do te merren ne konsiderate.”

Sa i perket bonuseve, Pina ka shtuar: “Do te jene lehte e arritshme, duke pare qe jane subjekte te kushteve qe do te ndodhin gjate kontrates se tij: i pari eshte i lidhur me 20 paraqitje me fanellen e Inter, i dyti eshte kualifikimi ne tjetren Europa League. Heret ose vone Murillo do te largohej, oferta zikalter ishte e mire. E rendesishme do te jete te shohim lojtar qe vijne vit pas viti, me kualitet qe mund te kenaqin publikun. Investoret besojne ne menaxhimin tone dhe ri-investimin nga perfitimet e lojtareve te rinj, ose talenteve.”

Ne fund, Pina ka shpjeguar qe eshte rroga e propozuar nga Inter ka kontribuar qe te bind 22-vjecarin kolumbian: “Lojtari do te fitoj nje milion euro per 5 sezone tek inter, shifer e qarte superiore ne krahasim me 300 mije qe merr tek neve ne kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.