Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pinamonti, nje fenomen i perulur: nuk do te jete si Balotelli dhe Destro. Shume te medha e kerkojne, por…

Pinamonti, nje fenomen i perulur: nuk do te jete si Balotelli dhe Destro. Shume te medha e kerkojne, por…
Inter Club Staff

Shume vemendje dhe shume elozhe per Andrea Pinamontin, sulmues i klasit 1999 qe ka debutuar ne Europa League me bluzen e Interit.

Pothuajse 80 minuta te nje niveli mjaft te mire, nje asist per Eder si nje qershi mbi torte: ndalim i mrekullueshem ne zone, mbajtje topi dhe nje pasim me klas.

“Titujt e pare ne media per Pinamontin ne fund te fundit jane te ngjashem me ato te pare per Balotellin dhe Destron – tregon Gazzetta dello Sport -. Edhe ata bombera e produkte te te rinjve te Interit, por qe kane perfunduar diku tjeter per te gjetur veten e tyre. Ajo cfare i ka frenuar ka qene nje karakter i vecante dhe nje ego e demtuar (shume madje) nga komplimentat e tepert. Pinamonti, betohen ata qe e njohin, se eshte me te vertete nje djalosh i perulur.”

Por kush do te jete e ardhmja e tij pas debutimin me skuadren e madhe? “Drejtuesit zikalter deshirojne ta lene te punoje me Priamveren te pakten deri ne 2018, por me stervitje te ndryshme te zhvilluara me skuadren e pare sapo te shfaqet mundesia. Kjo ndodhte edhe me Mancinin, qe per motive kontigjenti, e mori Andrean edhe ne Riscone por edhe ne turneun e USA. Aty djaloshi fitoi stime dhe keshilla nga te gjithe. Duke filluar nga Palacio. Ne nje skuader me kaq shume njerez tani, dhe me nje sulm te mbipopulluar, gjerat duken teper te veshtira (e vertete, apo jo Gabigol?), dhe djaloshi Pinetinan e ka pare shume pak keto muaj. Por gjerat do te ndryshojne nga viti qe vjen., kur Andrea mund te gjeje vertete minuta tek skuadra e pare. Por me pare duhet firmosur kontrata dhe ai pas majit do te mbushe 18 vjec, e atehere do te nenshkruaje kontraten e pare te vertete – aktualja i skadon ne 2018 – dhe Interi made in Suning deshiron ta blindoje ate. Per faktin qe eshte ende minoren dhe ben gola pafund, ka terhequr te gjitha skuadrat me te medha ne Europe, por veshtire se do arrije njeri ta shkepuse Andrean nga zikalterit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.