Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pinamonti: “Sa e veshtire te lija Interin, por kam objektiv te kthehem. Zhang dhe Icardi me kane thene…”

Pinamonti: “Sa e veshtire te lija Interin, por kam objektiv te kthehem. Zhang dhe Icardi me kane thene…”
Ardis
  • On 18/11/2018, 20:25

“Objektivi eshte kthehem tek Interi per te luajtur me vazhdimesi”. Akoma i ri por tashme i ka idete e qarta Andrea Pinamonti. Ne nje interviste ne Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Frosinone-s enderron rikthimin ne bluzen zikalter. Dhe kjo gje do te varet nga hapesira qe do te fitoje me Frosinone-n. Mbas nje nisje te veshtire, sulmuesi ne pronesi te Inter-it, duket se ka gjetur rrugen e duhur.

Transferimi me huazim nga Interi tek Frosinone ka filluar ne menyre te veshtire…
“Shume nga ne kane ardhur ne fund te merkatos dhe gjate stervitjes verore e kemi filluar nga fillimi. E dinin qe na duhej me shume kohe”.

Me Moreno Longo duket se keni nje marredhenie te mire…
“Jam marre ne konsiderate dhe jam permisuar ne disa apekte. Shpeshhere kur mbaron stervitja, une vazhdoj te stervitem individualisht, nuk e vuaj asnjehere stervitjen. Sepse e vetmja rruge eshte ajo, duke u stervitur akoma me shume”.

4 ndeshje te njepasnjeshme, 6 pike te fituara: cfare do te thote?
“Do te thote qe Frosinone mund te qendroje ne Serie A. Duhet te luftojme deri ne javen e fundit per te shpetuar, por jemi te vetedijshem qe jemi nje grup i vertete”.

Te shtunen ne mbremje do te rifilloje kampionati ne Meazza kunder Interit: jeni i emocionuar?
“Eshte stadiumi ku kam debutuar (ne Europa League), vetem duke e pare te fut dritherimat”.

Sa bluza do ti kerkonit miqeve tuaj ish-kolege?
“Shume, nga Icardi tek Skriniar mbi te gjithe. Milan me conte ne Appiano. Mauro me ka shkruajtur nje mesazh te bukur kur jam larguar nga Inter-i”.

Ishte e veshtire kur u larguat?
“Po, shume, por doja qe te luaja dhe niveli ne ekipin e Inter-it ishte i larte. Objektivi eshte te rikthehem per te luajtur me vazhdimesi”.

Keni komunikuar me Steven Zhang?
Kemi shkembyer mesazhe per te komplimentuar njeri-tjetrin: une e urova per zgjedhjen si president te Interit, ai me uroi per golat e mi”.

Keni ndonje model futbollistik?
“Ibrahimovic”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.