Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pinamonti tek Ajax, kryeveper e Ausilios ne prag te FPF? Ja sa shume do i kushtoje ai hollandezeve!

Pinamonti tek Ajax, kryeveper e Ausilios ne prag te FPF? Ja sa shume do i kushtoje ai hollandezeve!
Inter Club Staff

Interi po tenton me te gjitha menyrat qe te jete gati per daten 30 qershor 2018. 

Per ata qe kane qene te vemendshem, tashme dihet se kjo date perfaqeson nje lloj ‘dite gjykimi’ per bilancin e Interit, qe nuk duhet te dale me humbje.

E qe kjo te ndodhe, zikalterit duheshin qe deri ne fundin e muajit, te rekuperonin diku tek 30-40 milione euro me plusvalenca. Kujdes, bilanci per FPF llogaritet me plusvalenca, jo me cmimet e shitjeve.

Pikerisht per kete fakt, edhe pse Kondogbia u shit 25 milione euro tek Valencia, ai solli vetem diku tek 5-6 milione euro plusvalence duke pare amortizimin e kartonit dhe shumen e shitjes. Eshte nje llogari shume komplekse per nje tifoz mekanizmi i llogaritjes se bilancit te Fair Play Financiar, prandaj shume here nuk jemi futur ne detaje te thella.

Gjithesesi, sic e permendem me lart, Interi po punon fort ne kete aspekt.

Flitet se me Genoan po negociohet nje mega-operacion ku ne Genova do te shkojne dy lojtare te talentuar te Primaveres zikalter per rreth 10 milione euro, tek Atalanta nje operacion tjeter do te sjelle ne kasat zikalter 7 milione te tjera por e papritura e vertete duket se ka te beje me Andrea Pinamontin.

Lojtari i ri zikalter sapo ka nderruar agjent dhe ka marre per te perfaqesuar te drejtat e tij te famshmin Mino Raiola e pikerish ai duket se po shtyn per nje transferim ne hollande te djaloshit.

Ne oret e fundit, flitet se Ajax eshte shume afer lojtarit dhe shuma qe do te paguhet per kartonin e tij nuk do te jete as me pak e as me shume por plot 9,8 milione euro.

Per Interin kjo shume ne kete moment eshte oksigjen. 

Ndryshe nga shitjet e tjera, nese ky transferim do te behet realitet, Interi nuk do te kishte te drejten e riblerjes mbi lojtarin sepse Ajax nuk pranon.

Ky eshte nje lajm i keq per nje te neserme nese Andrea Pinamonti do te shkelqeje dhe do i rritet vlera ne treg me Interin qe nuk do te kishte me asnje avantazh ne blerjen e tij por do te ishte thjesht nje konkurente me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.